Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Rinia në Ohër, aksion për dhurimin e kompjuterëve për familjet në nevojë

Zhurnal Ads

Shkup, 3 tetor – Qindra fëmijë, veçanërisht nga familjet me shumë fëmijë në Ohër dhe zonën përreth, po përballen me mungesë të kompjuterave.

Të gjithë kanë vështirësi të mësojnë në distancë. Kjo bëri që të rinjtë nga Ohri të fillojnë një aksion për dhurimin e kompjuterëve për familjet në nevojë.

Iniciativa “5 në 12” filloi me mbledhjen e pajisjeve elektronike të përdorura, të cilat do t’u dhurohen nxënësve që nuk kanë mundësi të ndjekin mësimin onlajn.

“Të mblidhen sa më shumë që të jetë e mundur dhe të ndihmohet si përparësi aty ku është më e nevojshme sepse ka familje me disa fëmijë dhe asnjë fëmijë nuk ka laptop apo kompjuter, kështu që shpresojmë që të ketë efekt të mirë dhe me të vërtetë të ndihmojmë atje ku duhet ndihmë.” – tha Jovan Cvetkoski,  tim lider në iniciativën “5 në 12”

Nga iniciativa thanë se interesimi për donacione nga qytetarët është i madh, por mbështetje do të kërkohet edhe nga kompanitë e mëdha në qytet që punojnë me elektronikë. Kompjuterët e vjetër do të vihen në punë dhe me ndihmën e Kryqit të Kuq dhe do t’u shpërndahen fëmijëve që kanë më shumë nevojë.

“Ne planifikojmë të kontaktojmë Kryqin e Kuq dhe drejtorët, profesorët dhe mësuesët e shkollave sepse ata e dinë më mirë se kush ka më shumë nevojë për mjete dhe ata që na kontaktojnë privatisht dhe na tregojnë se cila është gjendja e tyre. Ne kemi në plan të jemi të drejtë me të gjithë.” – deklaroi Cvetkovski.

Para fillimit të vitit shkollor, Komuna e Ohrit dhuroi 50 kompjutera tabletë për familjet në nevojë sociale në Ohër.

Postime të ngjashme

Shekerinska: Do të bëjmë gjithçka që të gjejmë zgjidhje, por kurrsesi në llogari të linjave të kuqe

T E

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

T E

Sot në Shkup mblidhet komisioni për çështje historike Bullgari – Maqedoni e Veriut

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...