Agjencia Zhurnal.mk

Rinistët e BESËS festojnë 4 vjetorin e themelimit, ja porosia e kryetarit Useini

Tetovë, 22 janar, Zhurnal.mk – Rinisët e Lëvizjes BESA, sot festojnë 4 vjetorin e themelimit të forumit rinor.

Në rrjetin social Facebook, kryetari Liridon Useini ka uruar gjithë rinistët për rezistencën e tyre 4 vjeçare. Ai më tej ka deklaruar se promotori kryesor i Lëvizjes BESA është rinia. Gjithashtu, këtë 4 vjetor Useini e ka identifikuar me 4 gjëra: VIZION, REZISTENCË, LËVIZJE, NDRYSHIM.

4 vite VIZION, REZISTENCË, LËVIZJE, NDRYSHIM!

E dashur rini,

Të nderuar qytetarë,

Tashmë është e njohur se promotori i Lëvizjes BESA është RINIA,

Rinia në çdo vend të botës konsiderohet si boshti kurrizorë i cili mbanë baraspeshën dhe lëvizjen stabile, aty ku rinia e Lëvizjes BESA e ka kuptuar dhe e ka bindur veten për vlerën dhe rëndësinë që e kemi secili nga ne.

Andaj edhe gjatë këtyre 4 viteve funksionim, kemi ngrit zërin tonë kundër politikave të gabuara të udhëheqësve qeveritar, përmes aktiviteteve simbolike kemi artikuluar zërin e rinisë shqiptare duke kërkuar të drejtën dhe të barabartën, jo vetëm me kaq, ne jemi përballuar në shumë aksione me pushtetin policorë, ku me pa të drejtë kanë ushtruar presione psigjike dhe maltretime nëpër stacione policore vetëm e vetëm për të na ndaluar që të mos i ‘’shqetësojmë’’ nëpër fotelet qeveritare.

Më besoni që shpresa e këtij vendi jemi ne, po, pikërisht ne jemi shpresa për një të ardhme të shëndoshë, e ju djemtë që sot jeni këtu, nesër do të jeni burrat e shtetit, ushtarët dhe mbrojtësit e vlerave kombëtare e fetare, edukatorët dhe mësuesit e brezave, ju shumë të respektuara vajza jeni anija e ardhmërisë tonë, ju jeni prodhuesit e popullit tonë, ju nesër do të jeni nënat dhe shkollat e brezave.

Shfrytëzoj rastin që të falënderoj të gjithë të rinjtë e Lëvizjes BESA të cilët po e japin maksimumin e tyre “përkrahë të mirës, kundër të keqes”. Falënderim të veçantë për kryetarin e Lëvizjes BESA, Prof. dr. Bilall Kasami dhe kryesinë qendrore për përkrahjen e pa rezervë gjatë punës tonë dhe përfshirjen në proceset vendim marrëse.

NUK KA FORCË QË NA NDALON

KOHA PËR NDRYSHIM #meBESË

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...