Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Rinkeviçs pas takimit me Dimitrovin: Shpresoj se Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 28-të e BE-së

Shkup, 22 prill – Maqedonia e Veriut arriti përparim të pabesueshëm në procesin e afrimit  drejt Bashkimit Evropian dhe sinqerisht shpresoj se do të bëhet anëtarja e 28-të e BE-së, deklaroi ministri letonez i Punëve të Jashtme, Edgars Rinkeviçs pas takimit të sotëm në Rigë me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov.

“Pas bisedave tona dhe informatave që i mora për përparimin, procesin reformues  dhe pas diskutimeve për gjendjen  në Ballkanin Perëndimor, mund ta konfirmoj  qëndrimin tonë të fuqishëm dhe të palëkundur se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian. Besojmë se ëstë koha edhe formalisht të fillojë procesi, me konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në”, theksoi Rinkeviçs.

Ai potencoi se Letonia është e gatshme vazhdimisht ta mbështesë vendin si politikisht, ashtu edhe praktikisht me projekte të ndryshme të bashkëpunimit.

Dimitrov nga ana e tij theksoi  se ka marrë bindje që Letonia vazhdon ta mbështesë të ardhmen tonë evropiane dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, sa më shpejtë që është e mundur, madje edhe në qershor.

Në takim, siç ka informuar Rinkeviçs, është biseduar edhe për sigurinë rajonale dhe ngjarjet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe për çështjet rreth situatës ndërkombëtare aktuale.

Siç kumtoi Sektori për çështje evropiane në takim është përsëritur mbështetja e Letonisë për inkuadrimin e vendit në BE dhe gatishmëria për ndarje të përvojës  personale nga procesi.

Sipas SÇE-së, bashkëbiseduesit u pajtuan se nevojitet rrumbullaksim i procesit për kompletimin e  Evropës përmes integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, për të cilën Maqedonia e Veriut i plotësoi të gjitha kërkesat për fillim të negociatave inkuadruese me Unionin.

Postime të ngjashme

“Politikanët e estradës nuk e penguan ligjin për ndërtimet e paligjshme tash kritikojnë”

B L

16 të vdekur dhe 30 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...