Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Rinumërimi i votave në Georgia konfirmon fitoren e Bidenit ndaj Trumpit në këtë shtet

Pas një rinumërimi të përpiktë, zyrtarët e Georgias konfirmuan të enjten se presidenti i zgjedhur Joe Biden mundi presidentin Donald Trump në këtë shtet më 3 nëntor, duke ngushtuar më tej përpjekjen e presidentit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rezultati i rinumërimit gjashtë-ditor të 5 milionë votave të shtetit ishte pritur gjerësisht, me gjithë akuzat e pabazuara nga Trump dhe aleatët e tij se votat e Georgias ishin të dyshimta për shkak të mashtrimit të përhapur.

Biden, një Demokrat, ka marrë 306 vota elektorale në raport me 232 të Republikanit Trump në Kolegjin Zgjedhor shtet më shtet që përcakton fituesin e zgjedhjeve, shumë më shumë se 270 të nevojshme për fitore.

Ndryshe, zoti Trump fitoi Georgia-n në vitin 2016, duke marrë 5 për qind më shumë vota se demokratja Hillary Clinton.

Në vitin 2020, demokratët u përqendruan shumë në këtë shtet, duke e parë atë si një mundësi për fitore, dy vjet pasi demokratja Stacey Abrams humbi ngushtë garën për guvernatore të shtetit.

Postime të ngjashme

Biden zyrtarisht firmos si festë zyrtare ditën që përkujton fundin e skllavërisë

Dafina Vidishiqi

Italia lanson “pasaportën e vaksinës” të BE-së, planifikon për të hequr detyrimin për mbajtje të maskës

Dafina Vidishiqi

Shkarkohet ministri malazez që mohoi gjenocidin serb në Bosnje

Dafina Vidishiqi

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...