Rishikimi i buxhetit 2021, Kovaçevski: Prioritet ballfaqimi me pasojat e epidemisë

Shkup, 1 korrik  – Komisioni parlamentar për financa dhe buxhet filloi debatin për rebalancin e Buxhetit për vitin 2021, në lexim II. Me këtë rebalanc, sipas propozuesit, përparësi deri në fund të vitit 2021 do të ketë trajtimi i pasojave të pandemisë, duke rritur vëllimin e investimeve dhe duke mbështetur drejtpërdrejt aktivitetet e kompanive.

 

“Me rebalancin e propozuar të buxhetit për vitin 2021 prioritet kyç mbetet shëndeti i qytetarëve, ekonomi e shëndetshme dhe financa e shoqëri të shëndetshme në përgjithësi. Rebalanci është pasqyrë e gjendjes ekonomike, kujdes në kontekst të shpenzimit të mjeteve publike dhe orientimin e tyre drejt realzimit të qëllimeve të përcaktuara si dhe pozicionim për ballafaqim me pandeminë”, u shpreh zv/ministri i financave Dimitar Kovaçevski.

Mucunski: Pasqyrë e një pushteti të papërgjegjshëm, Aziri: Shpenzimet dhe borxhi janë shqetësuese

Për opozitën maqedonase, ribalanci është manipulues dhe në dëm të qytetarëve prandaj ka dorëzuar 153 amendamente nga 222 sa janë dorëzuar gjithësej.

“Përmes një debati të përgjegjshëm do të ofrojmë argumete të sqaruara duke konfirmuar faktet se rebalance i ofruar është pasqyrë e një pushteti të papërgjegjshëm, i cili as përpiqet dhe as dëshiron të gjykojë me strategji, me perspektivë dhe në interest ë shtetit dhe qytetarëve. Porxhi publik në Maqedoni ka arritur nivelin më të lartë në histori, kemi borxh mbi 7 miliardë euro”, theksoi deputeti i VMRO DPMNE-së, Timço Mucunski.

As opozita shqiptare nuk gjen arsye për ta përkrah rebalancin. Konsideron se rebalanci është zgjedhor, nuk është ndërtuar mbi parametrat real ekonomik dhe është i parealizueshëm.

“Për gjashtë muajt e ardhshëm jo Zoran Zaev, jo Fatmir Besimi, jo Kovaçevski, por cilindo kryeministër nga vendet e BE-së ta sjellin në Maqedoni nuk mund të ketë realizim 80% të investimeve kapitale për gjashtë muaj që kanë mbet. Janë shumë shqetësuese projeksionet e shpenzimeve kapitale, projeksioni në tërësi I shpenzimeve publike, është shumë shqetësues deficit buxhetor dhe niveli i borxhit publik”, u shpreh deputeti i ASh-së, Elmi Aziri.

Me rebalancing e buxhetit, të ardhurat janë projektuar në nivel prej 222.6 miliardë denarë dhe janë për 4.7 për qind më të larta se Buxheti fillestar për vitin 2021; shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 268.8 miliardë denarë ose 8.6 për qind më shumë se buxheti fillestar; deficiti është pozicionuar në vlerë prej 46.2 miliardë denarë, pra 6.5 për qind e PBV-së.

Debati për rishikimin e buxhetit, konformë Rregullores së Kuvendit mund të zgjasë më së shumti 10 ditë.

Related posts

VMRO-DPMNE: LSDM të mbështesë Rezolutën në Kuvend

D V

Zaevit dhe Ciprasit nesër në Munster do t’i dorëzohet Çmimi ndërkombëtar për paqe të Vestfalias

Z H

Osmani: Punojmë në të gjitha frontet e mundshme që sa më shpejt t’i fillojmë negociatat

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More