Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rishikimi i Buxhetit pritet të miratohet në Parlament

Zhurnal Ads

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Rishikimi i Buxhetit, me të cilën praktikisht duhet të fillojë zbatimi i paketës së katërt të masave, ka kaluar debatin e amendamenteve dhe tani pritet të miratohet në seancë parlamentare.

Në faqen e internetit të Kuvendit, një seancë parlamentare mbi ribalancin nuk është caktuar ende, e cila është e dyta për këtë vitë për shkak të ballafaqimit me pasojat e krizës me coronavirusin.

Në të, të ardhurat janë më të ulëta për 0.2 përqind krahasuar me buxhetin e parë suplementar, shpenzimet janë më të larta për 4.2 përqind dhe deficiti është rritur për 22.6 përqind në krahasim me buxhetin e parë suplementar. Të hyrat totale janë planifikuar në nivelin 196.4 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në nivelin prej 253 miliardë denarë. Deficiti është 8.5 përqind e PBB-së.

Zyrtarët nga Ministria e Financave sigurojnë që Buxheti është në gjendje të mirë dhe të gjitha detyrimet do të paguhen në kohë.

Fondet për realizimin e masave nga pakoja e katërt sigurohen nga zhvendosja e fondeve të papërdorura nga të gjitha institucionet. Pritjet janë që zbatimi i këtyre masave të kontribuojë në përmirësimin e rezultatit të përgjithshëm ekonomik, domethënë ndikimi socio-ekonomik i pandemisë do të amortizohet, ndërsa vitin e ardhshëm ekonomia pritet të rimëkëmbet me rritjen ekonomike dhe konsolidimin gradual fiskal.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Vaksinim falas kundër gripit sezonal kanë pranuar 9815 qytetarë

E.E.

MPB jep detaje rreth aksionit për kapjen e grupit që trafikonte emigrantë

E.E.

Reparti i Psikiatrisë dhe Neurologjisë në Kumanovë shndërrohet në Qendër për Covid

Z H

Ahmeti me kërkesë të tij dëshmoi më herët nga sa ishte paraparë për rastin”Regjistrimi”

E.E.

Mickoski: Nëse ka baza të forta të të dhënave, le të bëjnë regjistrim elektronik

D J

Pendarovski: Skenari pozitiv përfshinë fillimin e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...