Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Rishikimi për certifikatën e NATO-s është një proces i cili asnjëherë nuk përfundon

Shkup, 8 shkurt – Rishikimi është një proces i cili asnjëherë nuk përfundon, vazhdimisht do të ketë të rinj dhe njerëz të rinj të cilët do të vijnë në pozicione të caktuara , të cilët do të kenë nevojë të kenë qasje në dokumentet e NATO-s, theksoi  sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit me zëvendëskomandantin e forcave amerikane në Evropë  gjeneralmajorin Xhozef Xherard, e pyetur kur Maqedonia e Veriut do të dërgojë përfaqësues ushtarak në NATO. 

“Në muajt e ardhshëm pres të kemi një numër mjaft të madh  të oficerëve me certifikatë të NATO-s pas rishikimit që të mundemi tashmë të bëjmë zgjedhje që do të jetë reale. Sepse e dini si, nëse keni pesë njerëz të cilët vetëm e kanë procesin atëherë edhe nuk keni zgjidhje. Sepse kemi thënë duam të përfundojë pjesa më e madhe e këtij procesi dhe madje pastaj të hyjmë në procedurën e zgjedhjes. E dini se ekipi ynë në Bruksel po rritet, mendoj se plotësisht dërgojmë edhe një anëtar”, theksoi Shekerinska. 

Ajo informoi se në vijim janë gjashtë konkurse për plotësimin e strukturave komanduese të NATO-s të cilat gjithashtu varen nga certifikatat e NATO-s dhe se në të intensivisht punojnë edhe ekipet vendore dhe ekipi në NATO-s. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Program i përshtatshëm shtetëror nesër në Shkup, Krushevë dhe Pelince për shënimin e 2 Gushtit- Ditës së Republikës dhe Ilindenit

R Zh

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...