Risi në Serie A: Lojtarëve u ndalohet të veshin fanella të gjelbërta

Klubeve në Serie A do t’u ndalohet të veshin fanella të gjelbërta duke filluar nga sezoni i ardhshëm 2022/2023, informon Zhurnal.

 

Ky rregull dotë vlejë vetëm për lojtarët që janë në ndeshje (në fushë). Rregulli gjithashtu vlenë edhe për çorapet dhe pantollonat e shkurtëra. Nëse në fanellë përdoren më tepër se tre ngjyra, atëherë njëra prej tyre duhet të jetë dominuese në gjitha pjesët e veshjes.

Pse u bë ky ndryshim?

Siç është raportuar nga Football Italia, kompanitë televizive kanë bërë thirrje për ndryshim pasi ata thonë se ngjyra e fanellave dhe fushës është shumë e ngjashme, dhe kështu ata nuk mund t’i vërejnë lojtarët se ku gjenden dhe kështu bëhet e vështirë për shikim të lojës për shikuesit e televizioneve.

Ndërkohë në Serie A, vetëm Sassuolo mund të themi se ka ngjyrë të gjelbërta në fanellë, ndërsa vitin e kaluar dhe Lazio përdori një ngjyrë neon të gjelbërt. Edhe Atalanta kishte fanellat e dyta me ngjyrë të gjelbërt.//Zhurnal.mk

Related posts

Ac Milan zyrtarizon Tonalin dhe rinovimin me Calabria

Z H

Nuk ka fitues për 90 minuta: Finalja e Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë shkon në vazhdime

D V

Majlinda Kelmendi nesër mbron kurorën e saj prej kampione e botës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More