Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Risia nga WhatsApp: Njihuni me funksionet e reja të aplikacionit

Mesazhet që fshihen vetë janë një nga funksionet e para të konfirmuara për të ardhmen e WhatsApp.

WhatsApp, një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, po përgatitet të prezantojë një seri karakteristikash të reja për përdoruesit e tij.

Risia e fundit e WhataApp është fshirja automatike e çdo mesazhi në biseda. Kjo karakteristikë do të jetë në dispozicion shumë shpejt në versionin Beta.

Por si funksionon?

Mesazhet që merren ose dërgohen në çdo bisedë do të fshihen automatikisht pas një periudhe të caktuar kohe, të vendosur sipas preferencave nga çdo përdorues. Periudha varion nga 24 orë në 7 ditë.

Mesazhet që fshihen vetë janë një nga funksionet e para të konfirmuara për të ardhmen e WhatsApp.

Përveç mesazheve, edhe mediat mund të vetë-fshihen. Kjo është karakteristikë tjetër që do të vijë së shpejti në WhatsApp. Përdoruesit e versionit beta do të jenë gjithashtu në gjendje të përdorin funksionin që ju lejon të shihni përmbajtjen e një medie (foto/video) në një bisedë, e cila do të zhduket përgjithmonë pasi e keni parë një herë.

Kjo funksionon njësoj si dërgimi i fotove dhe videove të përkohshme në Instagram Direct.

Ndër risitë më të shumëpritura është funksioni që ju lejon të përdorni të njëjtën llogari në shumë pajisje në të njëjtën kohë. Mark Zuckerberg zbuloi se kjo gjë do të lejojë përdoruesit ta përdorin të njëjtën llogari në 4 pajisje.

Karakteristika do të mund të jetë e disponueshme për të gjithë deri në fund të verës.

Postime të ngjashme

Së shpejti autobusi “dron” që bart deri në 40 persona – fluturimi do të kushtojë sa një biletë treni

Lea Muslija

Së shpejti autobusi “dron” që bart deri në 40 persona – fluturimi do të kushtojë sa një biletë treni

Dafina Vidishiqi

Lojën që askush nuk po e luan në PS5 dhe për këtë do të jetë e disponueshme në PS4

Dafina Vidishiqi

Shkencëtarët zbulojnë ‘alarmin për COVID-19’, pajisja mund të ‘nuhasë’ nëse dikush prezent ka infeksion brenda 15 minutash

Dafina Vidishiqi

Microsoft shpall përsëri Windows 11

Dafina Vidishiqi

Një qen mekanik kushton 2,700 dollarë – por, çfarë mund të bëjë?

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...