Agjencia Zhurnal.mk

Risitë teknologjike që do të ndryshojnë jetën në automobila më 2020

Trendët e teknologjisë së lartë të paraqitura në “Consumer Electronics Show 2020” paralajmërojnë një të ardhme më të mirë për automobilizmin. Biometrika, inteligjenca artificiale, energjia solare e të tjera janë shfaqur në këtë panair në fillim të janarit në Las Vega, shkruan Koha Ditore.

“CNET” ka përzgjedhur teknologjitë kryesore të këtij panairi e që lidhen me automobilat dhe konceptet. Sipas këtij mediumi, këto trendë do të ndryshojnë jetën e mënyrën se si drejtohet automobili.Asnjë automobil s’do të jetë si “Mercedes-Benz Vision AVTR” në dekadën e ardhshme. Disa nga teknologjia kyçe do të jetë brenda këtij koncepti të jashtëzakonshëm. Automobili sjell të ardhmen më herët seç pritej.

Bëhet fjalë për biometriken, me të cilën koncepti i ri jo vetëm që detekton pulsin (përmes dridhjeve në ulëse) por edhe frymëmarrjen e shoferit. Përmes këtyre ai merr nën kontroll ngasjen autonome. Para se të bëhet realitet autonomia e plotë, automobilat janë duke monitoruar shumë shoferët dhe pjesëmarrësit për shumë arsye, duke përfshirë këtu edhe sigurimin që ata po i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme sjelljeve gjatë drejtimit të automobilit, për të shtuar sigurinë në raste të përplasjeve. Biometrika mund të jetë një rrugë e re e rëndësishme për të arritur këto qëllime.

“Sony” hyn në botën e automobilave

“Sony” më s’është një emër i panjohur për automobilat. Në të kaluarën ka punuar në sistemet e zërimit dhe veçori të tjera për shumë vjet, por kurrë s’ka bërë diçka sikur në edicionin e sivjetmë të “CES”. Aty debutoi një automobil tërësisht elektrik./koha.net

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...