Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Ristani zbulon dy gabimet që kanë fundosur Bashën

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, se kreu demokrat Lulzim Basha bëri dy gabime, të cilat çuan në një humbje.

Sipas tij, gabimi i PD nisi që në vitin 2017, pasi Basha, pa u konsultuar me organet kolegjiale të Partisë largoi një pjesë të madhe  të elitës së PD.

Më tej shton se gabimet tjera në PD, ishte marrëveshja e që bëri Basha me Kryeministrin Edi Rama më 17 Maj të vitit 2017, si dhe djegia e mandateve, në vitin 2019. 

“Pika e nisjes kanë qenë zgjedhjet e 2017, sepse aty jo vetëm që Basha në mënyrë personale, pa iu referuar organeve të partisë dhe pa i pyetur ato, jo vetëm që largoi një pjesë të madhe të elitës së PD ndër vite por bëri edhe bëri një marrëveshje me Kryeministrin Rama, e cila më pas çoi në një humbje katastrofike të PD. Në atë kohë pati një ndjesë nga Basha për mënyrën sesi u soll ndaj organeve kolegjiale të Partisë dhe organeve më të larta vendimarrëse të Partisë demokratike, dhe ne kemi atë shprehjen që koka e falur nuk pritet dhe u munduam të gjithë së bashku që 4 vjeçari i dytë në opozitë të ishte ndryshe.

Ndërkohë u futëm në atë proces që na rezultoi proces i gabuar, pra i djegies së mandateve, dhe mospjesëmarrjes në zgjedhjet e pushtetit lokal. Pasi këto dy procese dhanë rezultatet negative për PD, kam pasur një sërë prononcimesh publike duke kërkuar reflektim për atë që ndodhi dhe sigurisht gjetjen e mënyrave dhe rrugëve që PD, të rifutej në sistem.

Në zgjedhjet e fundit, përsëri ndodhi e njëjta gjë vendimmarrje personale e Bashës, dalje me vonese në lojën politike. Publiku është njohur që organet kolegjiale të Partisë janë mbledhur me Zoom, vetëm një orë para përfundimit të afatit zyrtar për kandidaturat.

Ndërkohë PD duke mos qenë në sistem,e vetmja mundësi që kompensonte në elektoratin e saj, ishte të dilte shpejt në fushatë, të caktonte përfaqësuesit e saj, në mënyrë që të punonte në çdo zonë ku PD përfaqësohej, por Basha zgjodhi përsëri këtë praktikë që të mos konsultohej me organet kolegjiale të partisë, të bëjë zgjedhjet jo të duhura dhe sigurisht të merrte një humbje e cila pritej, pavarësisht asaj që ne e kemi quajtur masakër elektorale”, tha Ristani për Ora News.

Postime të ngjashme

“Para 31 gushtit hapim tunelin e 5″/ Balluku: Brenda vjeshtës lidhet Sauku me Maternitetin e ri!

D V

Rindërtimi në Vaqarr, Rama: Shëmbëlltyrë kuptimplotë e solidaritetit shqiptar

D V

Manastirliu nga Saranda: Vijnë sot 50.000 doza të tjera vaksinash Pfizer, apel për studentët të vaksinohen përpara fillimit të vitit të ri akademik

D V

Richard Grenell për vizitë në Shqipëri, publikon foton me Ramën: Në një Tiranë shumë të nxehtë!

D V

Shpërthimi i bombolës në Velipojë, pas dy vajzave ndërron jetë edhe nëna

D V

Mbetet kritike situata e zjarreve në Vlorë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...