Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Ristartojeni telefonin tuaj me Android tani – pastaj lexojeni këtu pse!

Ndërsa kjo mund t’ju duket “e dyshimtë”, këshilla e thjeshtë është se fikja dhe ndezja e telefonit tuaj me Android çdo ditë, mund të sjellë përfitime të vërteta në mënyrën se si funksionon pajisja juaj.

Pra, nëse keni një pajisje Android, “ristartojeni” telefonin ose tabletin tuaj menjëherë.

Madje edhe nëse keni vërejtur se telefoni juaj papritmas fillon të ngadalësohet, kjo që mund t’ju ndihmojë.

Kjo pasi që disa prej aplikacioneve janë të dizajnuara në mënyrë që të mund të punojnë në mënyrë specifike me versionin e Android që po përdorni, madje edhe me markën e telefonit tuaj.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa Google po punon shumë për të mbajtur aplikacionet të ekzekutuara në shumë versione, problemet mund të lindin kur aplikacioni nuk është azhurnuar për një kohë, por është ende në përdorim.

Kjo mund të çojë në “rrjedhje të memories”, të cilat ndodhin kur memoria nuk menaxhohet siç duhet.

Nëse aplikacioni që keni instaluar në pajisje shkakton një “rrjedhje memorie”, problemi nuk do të zgjidhet plotësisht nëse programi nuk hiqet ose instalohet një azhurnim.

Për fat të mirë, ju mund ta lehtësoni këtë duke ristartuar thjesht telefonin çdo ditë.

Kur telefoni Android ndizet dhe fiket përsëri, ai detyron gjithçka që bën në sfond të riniset.

Andaj, gjëja më e thjeshtë që mund të bëni për të ndihmuar që pajisja juaj të funksionojë mirë është ta “ristartoni” atë çdo ditë!

Postime të ngjashme

Shumë shpejt do të mund të fshihni… Instagram dhe Facebook vijnë me ndryshime të reja

Dafina Vidishiqi

Starlink synon rritjen e shpejtësisë së internetit nëpër aeroplanë

Lea Muslija

‘Udhëtim i ëndrrave’, Jeff Bezos bëhet gati të vizitojë hapësirën për 11 minuta

Lea Muslija

Risia nga WhatsApp: Njihuni me funksionet e reja të aplikacionit

Lea Muslija

Jeff Bezos bën realitet ëndrrën më të madhe të tij dhe të shumë njerëzve

Lea Muslija

Jeff Bezos bën realitet ëndrrën më të madhe të tij dhe të shumë njerëzve

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...