Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Ristevski: Puna online e Kuvendit nuk mund të nisë pa ndryshimin e rregullores së Kuvendit

Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – Opozita maqedonase ka kundërshtuar paralajmërimet e shumicës parlamentare dhe të kryeministrit, Zoran Zaev, që për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me koronavirus, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të mbajë seancat online.

Njohësit e çështjeve juridike, thonë se puna online e kuvendit nuk mund të nisë pa ndryshimin e rregullores mbi punën e kuvendit.

“Çështjet procedurale në punën kolektive të institucionit ligjvënës i parasheh rregullorja mbi punën e kuvendit. Parimisht mendoj se duhet të ketë ndryshime në rregullore, ndërsa sa i përket kushtetutshmërisë së kësaj çështjeje, mendoj se nuk ka shkelje të organit më të lartë juridik në vend. Është e vërtetë se ka dallim sa i përket kualitetit të seancave pasi nuk është njëjtë kur ato mbahen me prani të deputetëve në sallë dhe tjetër kur ato mbahen nga distanca, komunikimi mes deputetëve është më i frytshëm, ka debat e kështu me radhë”, thotë Temellko Ristevski, profesor i së Drejtës Kushtetuese.

Ai mes tejrash për Rel thotë se partitë politike duhet të mbajnë llogari për respektimin e ligjeve, por mbi të gjitha për jetën e qytetarëve.

“Kuvendi duhet të jetë efikas, por kështu duhet të kemi parasysh edhe jetën e njerëzve, shëndetin e tyre, pasi vlera më e madhe e njerëzimit është jeta, pasi sikur të mos ketë jetë nuk do të ketë as njerëz, prandaj mendoj se të gjithë ne në këtë gjendje të rëndë të pandemisë duhet të mbajmë llogari për shëndetin e qytetarëve tanë dhe të gjendet zgjidhje e pranueshme për punën e kuvendit, kuptohet duke respektuar edhe ligjet në fuqi”, thotë Ristevski.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...