Rita Ora e lumtur sa më s’ka, publikon fotografi me të dashurin nga pushimet në New York

Ajo shpesh ndan pjesën e brendshme të jetesës së saj bujare me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

 

Dhe Rita Ora dukej më se e lumtur fotografitë e saj ‘selfie’ që i publikoi së fundmi në Instagram, shkruan DailyMail.

Ajo pozonte e buzëqeshur, ndërsa ishte e ulur në një veturë të tipit ‘Bentley’ në New York të premten.

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja 30 vjeçare, kishte veshur një bluzë të kuqe, me një grafik zogu në pjesën e përparme të saj dhe kishte syze dielli të zeza me përmasa të mëdha.

Ajo dukej e bujshme ndërsa kishte vënë disa gjerdanë me shumë rruaza dhe vathë të artë në këtë paraqitje.

Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja i kishte kapur flokët e saj kaçurrela bjonde në një formë të bukur dhe të çrregullt.

Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: “Më pëlqen kur [emoji dielli] godet tamam …. Dhe pastaj disa … mirënjohëse. E lumtur “You For Me”! Mezi po pres që të gjithë ta shikoni klipin!”, referuar kështu këngës së saj më të re me titull “You For Me”.

Foto: Rita Ora/Instagram

Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” dukej sikur po argëtohej ndërsa tregoi krahët e saj të mbushur me tatuazhe.

Në fotografitë e tjera në postim, ajo publikoi një imazh të paqartë, i cili linte të kuptohej se në fotografi ishin ajo dhe i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi.

Related posts

Afërdita Dreshaj duket atraktive me fustan të hapur deri tek pjesa intime

Lea Muslija

Marina josh me pozat me fustan transparent nga plazhi

Redaksia

Arilena Ara shfaqet unike, paralajmëron albumin e ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com