Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rita Ora e shokuar pas sulmit në Francë: Lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre

Zhurnal Ads

Një sulm me thikë ka ndodhur gjatë ditës së enjte në një Katedrale në Nice të Francës.

Siç kanë raportuar mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sulmuesi me thikë ka sulmuar disa persona, tre prej të cilëve kanë gjetur vdekjen ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Lidhur me ngjarjen kanë reaguar emra të shumtë, të cilët kanë shprehur dhimbjen e tyre dhe ngushëllimet për familjet e viktimave.

Njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila publikoi në InstaStory një shkrim të shkurtër, duke shprehur mbështetjen e saj për familjarët e viktimave në këtë tragjedi.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat në Nice dhe familjet e tyre”, ka shkruar 29-vjeçarja.

Rita përndryshe e vizitoi Francën këtë vit pas daljes nga karantina, ku qëndroi për pak ditë në Paris.

https://www.instagram.com/p/CCVoD3Zjg4z/?utm_source=ig_web_copy_link

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Shtyhet sërish ceremonia “SAG Awards”

S.B.

Gold AG publikon këngën e re “Trimi i Dukagjinit”

Z H

Princ Leka dhe Elia Zaharia publikojnë fotografitë e para me vajzën

S.B.

Luana Vjollca shfaqet nga vetura ‘Rolls Royce’: Duajeni veten

admin

Anxhelina Hadërgjonaj me imazhe atraktive nga festa e ditëlindjes së 27-të

S.B.

Bëhet virale në rrjetet sociale videoja ku Kim Kardashian shfaqet duke qarë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...