Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rita Ora fotografohet duke shijuar një drekë romantike në Sydney me të dashurin e ri, Taika Waititi

Rita Ora dhe Taika Waititi debutuan në romancën e tyre muajin e kaluar kur ata u panë së bashku në një ngjarje në Shtëpinë e Operës së Sydneyt.

Dhe të enjten, çifti i ri dukeshin më se të dashuruar ndërkohë që po dilnin për drekë në restorantin “Chiswick” në periferi të Wollahra të Sydneyt, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 30 vjeçe, dhe regjisori i filmit “Thor”, 45 vjeç, u bashkuan me miqtë e tyre, Chris Hemsworth, Aaron Grist dhe gruaja e Matt Damon, Luciana Barroso.

Rita ofroi një paraqitje të shkurtër të barkut të saj të tonifikuar pasi ishte veshur me një bluzë të shkurtër, të cilën e kombinoi me një xhaketë të zezë dhe pantallona të zeza.

Ajo kishte veshur një palë taka ngjyrë bezhë, dhe mbante një çantë të zezë mbi shpatulla.

Rita gjithashtu kishte vënë një palë syze dielli me kornizë të ngushtë dhe disa vathë prej ari.

Interpretuesja e hitit “Body on Me” i stiloi flokët e saj në valë të lirshme, dhe makijazhi i saj përbëhej nga vetulla të lyera, mollëza të konturuara dhe buzëkuq ngjyrë rozë.

Ndërkohë i dashuri i saj, Taika dukej mjaft tërheqës i veshur me një triko ngjyrë blu, të cilën ai e kombinoi me xhinse ngjyrë gri dhe atlete të kuqe të markës “Nike”.

Ai mbante një kapelë të ‘South Sydney Rabbitohs’ dhe fshehu shikimin e tij pas syzeve të diellit.

Sapo hynë brenda bë restorantin e të pasurve, i cili është në pronësi të kuzhinierit të famshëm Matt Moran, Rita hoqi xhaketën e kostumit për të zbuluar krahët e saj të dobët.

Ajo dukej e relaksuar ndërsa ishte në bisedë me miqtë e saj të famshëm.

Në drekë u pa gjithashtu ylli i filmit “Thor”, Chris, 37 vjeç.

Chris tregoi bicepsin e tij të fryrë i veshur me një bluzë të bardhë me mëngë të gjata, të cilën e kombinoi me xhinse dhe çizme.

Ai mbase po përpiqej të mos bëhej i dukshëm për njerëzit, pasi kishte vënë edhe një kapelë ngjyrë bezhë dhe syze dielli.

Sapo hyri në restorant, Chris u angazhua në bisedë me Lucianën, e cila mbërriti më vonë në restorant.

Rita dhe Taika dolën bashkë publikisht në fillim të këtij muaji kur mbërritën së bashku në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under” në Shtëpinë e Operës së Sydneyt.

Ata shmangën fotografimin në tapetin e kuq, por zunë vendet e tyre krah për krah në rreshtin e parë kur u futën brenda.

Sipas The Sun, dyshja nuk e kanë fshehur faktin se janë së bashku në mesin e miqve të tyre të famshëm – dhe gjërat mund të bëhen serioze mes tyre.

Postime të ngjashme

“Love Again” nga Dua Lipa arrin 20 milionë shikime

Dafina Vidishiqi

Urimi i Kidës për Getinjon me rastin e ditëlindjes

Dafina Vidishiqi

Kendall Jenner ndan momente romantike me basketbollistin Devin Booker

Dafina Vidishiqi

E diela familjare e e Gold AG dhe bashkëshortes pranë djalit, Guerilit

Dafina Vidishiqi

Angelina Jolie viziton ish-bashkëshortin në apartamentin e tij

Dafina Vidishiqi

I paragjykojnë vajzën, Arbenita Ismajli iu reagon ashpër ndjekësve

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...