Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rita Ora fotografohet duke shkuar në seancën e ‘pilates’, ndërsa shenjat në shpinën e saj tregojnë se ajo ka bërë hixhamën

Ajo ka qenë duke punuar për muzikë të re në Los Angeles përpara publikimit të këngës së saj më të re verore, “You For Me” në bashkëpunim me Sigala.

Dhe Rita Ora dukej e bujshme ndërsa u largua nga studioja për t’u djersitur në seancën e ‘pilates’ në Hollywood Perëndimor të martën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 30 vjeçare, kishte veshur një palë reçipeta sportive të kryqëzuara, të cilat bën që të vihej në dukje një mavijosje në shpatullën e saj, pasi kishte bërë hixhamën (terapia e kupave).

Hixhamja është një terapi e cila mund të lërë ndryshime të shumta rrethore në lëkurë, varësisht nga shkalla e thithjes së krijuar nga vakumi dhe niveli i amullisë së brendshme.

Rita i mbajti gjërat komode për klasën e saj të ushtrimeve, ndërsa veshja e saj sportive theksoi fizikun e saj të tonifikuar.

Bukuroshja shtoi një spërkatje të ngjyrave me çorapet e kuqe dhe kompletoi ansamblin e saj me një palë geta të zeza.

Duke u siguruar që të qëndronte e hidratuar, Rita mbante afër vetes një shishe të madhe uji ndërsa ecte drejt veturës së saj pas stërvitjes.

Kjo paraqitje e saj vjen vetëm pak kohë pasi Ora publikoi në Instagram disa fotografi provokuese në bikini, duke paralajmëruar klipin e saj të ardhshëm në bashkëpunim me Sigala.

Këngëtarja e hitit “Girls” mund të shihej duke u ulur në dritën e diellit ndërsa kishte veshur një palë bikini unike në formën e një trëndafili.

Postime të ngjashme

Rita Ora ekspozon fundshpinën në fustan të bardhë

D V

Kanë diferencë 34 vjeçare në moshë, por lidhja e Gere me Alejandra nuk ka të bëjë me paratë: Ai është heroi im në jetën reale

D V

Kathy Griffin është diagnostikuar me kancer të mushkërive, pavarësisht se nuk ka pirë kurrë duhan

D V

“Diçka e bukur po vjen”, Dafina me të tjera poza nga xhirimet e klipit të ri e rrethuar me luledielli

D V

As që ua merr mendja, Olta Gixhari tregon arsyen e pazakontë pse nuk e zbulon identitetin e partnerit dhe djalit

D V

Një festë jo e thjeshtë, Meghan Markle po organizon ditëlindjen e saj me këtë person të veçantë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...