Rita Ora guxon dhe eksperimenton me kombinimin drastik në tapetin e kuq të “Los Angeles Art Show”

Ishte e pamundur që Rita Ora të mungonte në hapje të “Los Angeles Art Show” të mbajtur në LA Convention Center Downtown.

 

Të enjten në mbrëmje, këngëtarja 30-vjeçare e lindur në Kosovë u pa e veshur një bluzë të kaltër, kombinuar me një palë pantallona të purpurta, teksa eci në tapetin e kuq të eventit.

Në muajt e fundit ajo është parë e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi, 45 vjeç, por në tapetin e kuq të mbrëmjes, ajo ishte e vetme, shkruan DailyMail.

Pjesa e sipërme në veshjen e Ritës paraqiste një rrëmujë ultra femërore me detaje në shiritat dhe pjesën e poshtme që ekspozonte pak nga barku i saj.

Ajo dukej komode në stilin e saj të modës, ndërsa në kontrast me veshjen, kishte veshur një palë taka të kuqe me shkëlqim.

Duke ruajtur thjeshtësinë, Rita i la flokët e saj bionde të lirshme, ndërsa theksoi buzët me një buzëkuq ngjyrë rozë.

Rita u cilësua si nikoqire e mbrëmjes dhe 15 për qind e biletave për shfaqjen artistike do t’i dhurohen Spitalit të Fëmijëve të Saint Jude.

Duke folur në skenë në gala mbrëmjen e mbushur me yje, Rita diskutoi rëndësinë e nxitjes së artit si në komunitet ashtu edhe rolin që ai luan për fëmijët në spital.

Vizitorët u përzien si pjesë dinamike e të shikuarit të veprave të artit nga mbi 80 galeri, muze dhe organizata jofitimprurëse të arteve.

Ora muajve të fundit ka ndatë kohën e saj mes Australisë – ku ajo është paneliste e jurisë së “The Voice” – dhe Shteteve të Bashkuara gjatë muajve të fundit.

Dhe i dashuri i saj Waititi ishte jashtë shtetit, si dhe xhiroi filmin e ardhshëm “Thor: Love And Thunder”. 

Related posts

A është ribashkuar me Robertin? Nora Istrefi thyen heshtjen dhe i thotë të gjitha

D V

Jonida dhe Besniku 2 vjet të martuar! Aktorja zgjodhi fjalët më speciale

D V

Luana Vjollca poston foto nga darka romantike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More