Agjencia Zhurnal.mk

Rita Ora mahnit me bukurinë, ndërsa pozon për çantat e markës së njohur ndërkombëtare “Fendi”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, i është kthyer punës pas disa pushimeve të gjata këtë verë.

Ajo kaloi kohë të mrekullueshme me miqtë dhe të dashurin në Ibiza të Spanjës dhe në Korfuz të Greqisë.

Tani Rita është rikthyer në Londër ku është duke vazhduar punën për albumin e saj të tretë, i cili do të dalë në shitje së shpejti.

Ndërkohë, Rita po vazhdon suksesshëm të jetë edhe imazhi i brendeve me renome ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi mjaft tërheqëse në rrjetet sociale, ku ndër të tjerash ka reklamuar çantat e reja të markës së njohur “Fendi”.

E veshur me një xhup të bardhë dhe me flokët bionde të kapura lart, Rita dukej tejet tërheqëse, ndërsa mori pëlqime e komente të shumta nga ndjekësit.

Ajo është fytyra e përzgjedhur promovuese e shumë brendeve të njohura si: “Thomas Sabo”, “Deichmann”, “Miu Miu”, etj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...