Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rita Ora mahnit me pamjen në promovimin e koleksionit të këpucëve të reja

Ajo aktualisht po kalon kohën në Down Under, ndërsa bën debutimin e saj si gjyqtare në “The Voice Australia”.

Por Rita Ora dëshmoi se ka më shumë punë në mëngë ndërsa ka nisur një fushatë të re reklamimi me shërbimin e abonimit të modës në internet, ‘ShoeDazzle’.

Muzikantja 30 vjeçare, tërhoqi vëmendjen ndërsa shfaqi koleksionin e saj të gjithanshëm të këpucëve në imazhe rrezatuese të siguruara ekskluzivisht nga DailyMail.

Në një fotografi, këngëtarja u shfaq me e veshur me një fustan me rruaza me rrip zinxhirë, i cili nxirrte në pah pedikyrin e saj të bardhë dhe të hijshëm.

Ish-anëtarja e jurisë së “X Factor” u shfaq me një tjetër pamje spektakolare, kur u vesh me një fustan asimetrik dhe çizme stileto deri në kofshë, të kompletuara me një tipar të gishtërinjve.

Me një elegancë sportive, shqiptarja ishte gjithashtu e veshur me një xhaketë korse dhe pantallona të shkurtra, të cilat kombinoheshin bukur me çizmet e saj të ngushta të lidhura.

Bukuroshja bionde siguroi që fokusi i saj të mbetet në veshjet e saj , ndërsa kishte vënë një makijazh të lehtë.

Dizajnuar nga vetë ajo, koleksioni i mrekullueshëm është në dispozicion në faqen e dyqanit dhe përmban 20 lloje të këpucëve.

Diapazoni i plotë do të tregohet në dy pjesë, me gjysmën e parë të dala në treg të hënën para lansimit të pjesës së dytë që do të ndodhë më 1 prill.

Muzikantja shqiptaro-britanike, e cila sapo ka përfunduar karantinën e saj të detyrueshme 14-ditore pasi erdhi nga Anglia në Australi – iu bashkua anëtarëve të tjerë të jurisë “The Voice Australi”, të cilët janë: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

Në një intervistë për The Daily Telegraph, këngëtarja shqiptare tha: “Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e The Voice këtë vit. Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin e mahnitshëm këtu”.

Rita mbërriti në Australi në fillim të muajit të kaluar, pasi fluturoi nga shtëpia e saj në Londër për t’u paraqitur në panelin gjykues. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Kanye West dhe Kim Kardashian kërkojnë të dy kujdestarinë e përbashkët në divorc

S.B.

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses të madh, kënga e saj “Meant to be” arrin një miliard dëgjime në Spotify

S.B.

Të famshmit nga estrada shqiptare urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

S.B.

Linda Halimi: Kam ende të afërm që nuk më flasin pas martesës me Big D

S.B.

‘Për një javë të mbarë’ – Rita Ora poston imazhe nga plazhet në Sydney

S.B.

Reperi Kid Cudi nderoi Kurt Cobainin duke veshur një fustan dhe xhemper si legjenda e “Nirvana”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...