Agjencia Zhurnal.mk

Rita Ora mahnit në të bardha, duket atraktive teksa fotografohet rrugëve të Londrës

Rita Ora u fotografua nga paparacët duke dalë nga shtëpia e saj në Londër, të mërkurën.

29-vjeçearja ktheu kokën anash ndërsa ishte veshur me një ansambël të çuditshëm, shkruan DailyMail.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” veshi një xhaketë lëkure ngjyrë krem, të zbukuruar hollësisht, mbi një pantallona që gjithashtu përputheshin dhe ishin me dizajn të njëjtë me pjesën e sipërme.

Ajo tërhoqi vëmendjen me flokët e saj bionde të kapura poshtë, të cilat i jepnin një dukje edhe më atraktive.

Ora përfundoi pamjen e saj me një palë vathë prej ari.

Kohët e fundit ajo kreu xhirimet e klipit të saj më të ri “How To Be Lonely”, që do të publikohet të premten.

Këngëtarja shqiptaro-britanike u shfaq në xhirimet e klipit me një paruke blu, ndërsa ishte veshur si një super-heroinë, duke vënë në pah fizikun e saj trupor.

Rita gjithashtu zbuloi se solo-këngën e saj të re “How to be lonely” po e sheh si fillimin e një ‘kapitulli të ri dhe emocionues’, pasi ajo përshkroi idenë e bërjes së muzikës si ‘çliruese’ për trupin e saj.

Ajo gjithashtu publikoi këtë ditë një letër të hapur për fansat në rrjetet sociale, ku shkruante se projekti i ri muzikor është i frymëzuar nga ngjarje të shumta në jetën e saj.

Për këngën “How to be lonely” që do të publikohet të premten, Rita ka bashkëpunuar me senzaionin e momentit në Angli, producentin dhe këngëtarin Lewis Capaldi, i cili fitoi dy çmime ‘Brits’. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...