Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rita Ora me paraqitje eksplicite në klipin e ri “Bang”

Ajo së fundmi fshiu të gjitha postimet e saj në Instagram në pritje të publikimit të këngës së saj të re “Bang”.

Dhe Rita Ora i ngacmoi sërish fansat me një vështrim të shkurtër të klipit të ri, ndërsa ngarkoi një video tetë sekondëshe të enjten në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 30 vjeçare, e cila kohët e fundit është përballur me reagime të ashpra për thyerjen e rregullave të COVID-19, pati një shfaqje provokuese në video, ndërsa shfaqej vetëm me të brendshme të zeza.

Këngëtarja kishte një hije grafike ngjyrë blu dhe flokët e saj bjonde u kthyen në një stil të lagësht.

Rita u shfaq në elementin e saj ndërsa vallëzonte në dhomën e pasqyruar me ndriçim të purpurt.

Ajo shkroi në mbishkrimin e postimit: “1 ditë larg nga publikimi! #Bang sonte në mesnatë! Linku në bio”.

Rita është nisur drejt Australisë, ku do të xhirojë audicionet e fshehura të “The Voice of Australia” gjatë muajve të ardhshëm.

Ky udhëtim i saj për punë vjen pasi ajo u cilësua ‘egoiste’ nga policia britanike për organizimin e një ditëlindje të paligjshme në 30 vjetorin e lindjes në restorantin ‘Casa Cruz’, në nëntor.

Postime të ngjashme

Lei Kraja tregon futbollistin më simpatik shqiptar, ndërsa thotë se nuk del me meshkuj më të rinj në moshë

D V

Shkurte Gashi publikon fotografi nga periudha e shtatzënisë, në fund vjen edhe një imazh i djalit

D V

‘Thjesht dua të jem e lumtur’ – mesazhi i Encës në pozën provokuese

D V

Me bikini të zeza, Arta Nitaj vë në plan të parë hiret e saja dhe linjat për të cilat është e njohur

D V

U largua nga ‘Portokallia’, Lei Kraja tregon arsyet

D V

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...