Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rita Ora me poza atraktive para pasqyrës: Shpresoj të rikthehemi në normalitet një ditë

Zhurnal Ads

Ajo ka qenë duke e ndezur Instagramin me një seri të befasishme të fotografive me bikini, të realizuara gjatë pushimeve të verës.

Dhe Rita Ora ndau një tjetër kthim të bujshëm të mërkurën, por këtë herë të një ‘xhirimi normal’, duke fotografuar trupin e saj para pasqyrës, teksa ndodhej në Los Angeles në fillim të këtij muaji, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Shine Ya Light”, 29 vjeçare, dukej e mahnitshme ndërsa tregoi barkun e saj të holluar në palestër në një bluzë të zezë të markës ‘Nike’, teksa kishte veshur një palë pantallona të shkurtra ngjyrë gri.

Rita tregoi tatuazhet e saj të shumta dhe figurën e saj të rrezitur nga dielli, ndërsa pamjen e saj e aksesoi me një seri gjerdanësh, byzylykësh dhe unazash të arta.

Këngëtarja e hitit “R.I.P” pozoi për ‘selfie’ në një pasqyrë, dhe duke bërë kështu ajo zbuloi pjesë të ndryshme të detritit në prapaskenë duke përfshirë një kafe të ftohtë, një shishe uji ‘Fixhi’ dhe shkopinj temjani.

Duke theksuar sesi u realizua kjo fotografi para se të shfaqeshin kufizimet e COVID-19, Rita ishte nostalgjike në mbishkrimin e fotografive të saj.

Ajo shkroi: “Më mungon të realizuarit xhirime pa asnjë shqetësim. E gjeta këtë në një nga xhirimet e fundit krejt normale që po bëja në Los Angeles”.

“Shpresojmë që gjërat mund të kthehen në normalitet një ditë. Kujdesuni për njëri-tjetrin. Fat të mbarë Amerikë në zgjedhje. 2020 ka qenë patjetër një vit apo jo? Ju dua të gjithëve”, shkroi tutje Ora.

Rita përndryshe ende nuk ka bërë të ditur për fansat nëse është në realizim e sipër të ndonjë projekti muzikor, teksa nuk ka publikuar këngë të re që nga muaji mars.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“A më don”, arrinë milionshin e parë si një hit i jashtëzakonshëm, erdhi nga Durimi dhe Dafina

T E

Njihuni me Behare Maksutajn, 24 vjeçaren nga Deçani që u shpall “Miss Shqiptarja në botë 2020”

S.B.

Kim Kardashian shfaq tiparet trupore, vishet vetëm me të brendshme

S.B.

Dafina Zeqiri mahnit me stilin unik në setin e ri fotografik

S.B.

Dy personazhet shqiptarë Ludo&Cufi sjellin atraktivitet makinash me videot e tyre

admin

Jeni gati për projektin e ri nga Tamim, bashkëpunim me producentin e njohur

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...