Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rita Ora në mbështetje të nigerianëve, kërkon dhënien fund dhunës policore që po ushtrohet nga SARS

Policia nigeriane ka hapur zjarr kundër protestuesve në Lagos, të cilët për të 12 ditën radhazi po demonstrojnë kundër brutalitetit të policisë. Të paktën dy persona besohet të jenë qëlluar dhe nigerianët pohojnë në mediat sociale se të shtënat nuk u ndalën as këtë mëngjes.

Për ngjarjen kanë raportuar mediat anë e kënd botës, teksa emra të njohur nga fusha e artit, kanë shprehur mbështetjen e tyre për të lënduarit nga kjo situatë kaosi në Nigeri.

Njëra ndër to është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila ka shprehur mbështetjen e saj ndaj nigerianëve përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/CGnPcQSHbCc/?utm_source=ig_web_copy_link

Ajo ka shpërndarë postimin ku shihen disa të rinjë nigerianë që kundërshtojnë SARS-in, në mbishkrimin e së cilës shkruhet: “Ndërmerrni veprimin për të përfunduar ndërhyrjen për dhunën policore në Nigeri”.

Ora gjithashtu ka shpërndarë edhe linkun amnesty.org, ku njerëz nga mbarë bota mund të nënshkruajnë peticionin online, për të kërkuar dhënien fund të kësaj situate.

Në një përpjekje për t’i dhënë fund protestave, zyrtarët shtetërorë kanë futur vendin në një shtetrrethim 24-orësh për 20 milionë njerëz që jetojnë në Lagos, qytetin më të madh të Afrikës, por demonstrimet kundër forcës së policisë nigeriane SARS, nuk tregojnë shenja të ngadalësimit.

SARS u themelua në vitin 1992 për të luftuar grabitjen, rrëmbimin dhe krime të tjera të dhunshme, por është kritikuar gjerësisht për shkeljet e të drejtave të njeriut duke përfshirë torturat, zhvatjet dhe vrasjet jashtëgjyqësore. Nigerianët madje pretendojnë se oficerët e policisë me rroba civile qëllojnë burra të rinj që kanë tatuazhe ose vetura të shtrenjta.

Postime të ngjashme

Fotografi me bikini dhe kujtime nga fëmijëria – Rita Ora mahnit me një seri imazhesh të publikuara së fundmi në Instagram

R Zh

Fansat e DMX po bëjnë homazhe pranë spitalit ku reperi ndërroi jetë

S.B.

Rita Ora duket tërheqëse me xhaketë të bronztë, ndërsa avullon zërin para performancës sësaj ‘live’

S.B.

Scott Disick dhe Amelia Hamlin shihen duke bërë blerje në një dyqan argjendarish në Miami

S.B.

Khloe Kardashian vjen me paraqitje atraktive, pasi dolën fotografi të saj pa ‘photoshop’

S.B.

Me një tjetër fotografi tërheqëse, Linda Halimi vë në pah format e lakmueshme të trupit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...