Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rita Ora publikon një pjesë nga xhirimet e “Bang”, promovon veshjet tradicionale shqiptare në klip

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ditë më parë paralajmëroi rikthimin në muzikë.

Ajo ka bashkuar forcat me yllin David Guetta, Gunna dhe reperin argjentinas Khea, projekti i të cilëve pritet të publikohet më 12 shkurt (e premte).

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë nga lansimi i klipit, 30 vjeçarja ka ndarë një tjetër pjesë të shkurtër të kësaj kënge.

Në bazë të publikimit, krijuesja e hitit “Let You Love Me” duket se ka promovuar veshjet tradicionale shqiptare.

Në fragmentin e ndarë në rrjete sociale, Rita shfaqet me veshje të tillë së bashku me pjesëmarrësit e videoklipit të saj.

“Edhe katër ditë”, ka qenë përshkrimi i videos – ku tregon se ka vendosur ‘link-un’ edhe në biografi të Instagramit për të pasur qasje më të lehtë në momentin e lansimit.

Për projektet e Ritës, ditë më parë në një bisedë ‘live’ me Vjosa Osmanin deklaroi edhe e ëma e saj, Vera Ora, duke treguar se është në përgatitje të këtij projekti dhe se do të involvojë traditën e trashëgiminë kulturore.

“Rita është shumë mirë, ka plane të mëdha, do ta ketë një projekt së shpejti, që do ta involvojë traditën dhe trashëgiminë kulturore, është diçka që Rita do të punojë ende për vendin e saj, ka një film që do transmetohet në Angli dhe në botë, një ditë do të ketë rastin të vij, të krenohet me origjinën e saj, shpresoj që do të takohemi së shpejti në një koncert”, përfundon Vera Ora.

Postime të ngjashme

U largua nga ‘Portokallia’, Lei Kraja tregon arsyet

D V

I shkroi gabimisht në Instagram, Shkurte Gashi zbulon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

D V

Erkand Qerimaj del i pari në baterinë B me 338 kilogramëve në dygarësh për peshën 81 kilogramë

D V

A e ngacmojnë vajzat Ledrin? Kjo është përgjigjja epike e Sarës

D V

Zaimina Vasjari la anash muzikën emërohet në postin e rëndësishëm të sektorit publik

D V

“Kiss my A**”, Vesa Smolica pozon me të pasme të kthyera nga kamera

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...