Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rita Ora si gjithmonë unike, merr vëmendjen me stilin e saj

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, po vazhdon të shijojë qëndrimin e saj në Sydney të Australisë.

Ajo ndodhet atje për spektaklin “The Voice Australia”, ku është përzgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Teksa është duke qëndruar në kontinentin e largët, Rita po vazhdon të marrë vëmendjen edhe me dukjen dhe stilin e saj unik.

Së fundmi, ajo publikoi për fansat e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, ku ka pozuar e veshur me një fund ngjyrë kafe, një këmishë blu dhe një jakë të zezë mbi të.

Me flokët në stilin e viteve ‘40, Rita dukej edhe më tërheqëse ndërsa pozonte me shumë stil para kamerës.

“Është në detaje”, shkroi 30-vjeçarja në mbishkrimin e fotografie, referuar kështu pamjes së detajuar të saj në këtë paraqitje.

Rita Ora njëherësh po shijon edhe suksesin e mini-albumit të saj më të fundit “Bang”, që është pritur mirë nga fansat e saj.

Postime të ngjashme

Oriola nuk i lë vend imagjinatës, i tregon pothuajse të gjitha në fotosesionin e ri

Dafina Vidishiqi

Me këtë datë publikohet kënga e re e Encës

Dafina Vidishiqi

Fjolla Morina emocionon me fjalët për gjyshen e ndjerë

Dafina Vidishiqi

Ava Max pozon me ngjyrat e ylberit me rastin e muajit të krenarisë

Dafina Vidishiqi

Rita Ora fotografohet duke shkuar në seancën e ‘pilates’, ndërsa shenjat në shpinën e saj tregojnë se ajo ka bërë hixhamën

Dafina Vidishiqi

Getoar Selimi paralajmëron projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Stinen

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...