Showbiz

Rita Ora tërheq vëmendjen me dukjen elegante, ndërsa thotë se ka nevojë për një ‘tequila’

Zhurnal Ads

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, ka tash e sa kohë që po punon intensivisht në albumin e saj të tretë.

Ajo ka kryer gjatë këtyre ditëve edhe xhirimet e klipit të ri, por duket se gjithçka po e mban befasi për fansat duke mos zbuluar shumë detaje.

Rita ndërkohë është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, 29-vjeçatrja ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur duke pozuar me një fustan elegant ngjyrë portokalli të errët.

Ajo është dukur mjaft tërheqëse, teksa ka vënë në pah vijën trupore dhe hijeshinë e saj.

“Ku është tequila ime ‘Prospero’”, shkroi Ora në mbishkrimin e këtyre fotografive, duke bërë kështu të ditur se po i mungon një pije tequila.

Rita prej më shumëse një viti është sipërmarrëse e markës së pijeve “Prospero”, e cila qarkullon në treg pije tequila me shije të ndryshme.

Postime të ngjashme

I mërziti fansat? Loredanës i ndodh e papritura në Instagram

S.B.

Kylie Jenner nuk lë askënd indiferent me pozat provokuese

admin

Loredana publikon klipin e ri “Rockstar”

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...