Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Rita Ora uron festën: Të gjithë meritojnë atë pak dashuri dhe magji të Krishtlindjes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, iu ka uruar të gjithë ndjekësve të saj festën e Krishtlindjes.

Këtë e ka bërë përmes disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive pranë një peme të Vitit të Ri.

Ajo dukej mjaft tërheqëse e veshur me një palë tuta të zeza dhe një kapele në kokë, teksa shkroi fjalët më të mira në përshkrimin e fotografisë, për ndjekësit e saj të besimi katolik.

“Gëzuar Krishtlindjet, ju dërgoj dashuri dhe dritë…Të gjithë e meritojnë atë pak shtesë esktra të dashurisë dhe magjisë së Krishtlindjes duke ju uruar të gjitha të mirat”, ka shkruar 30-vjeçarja në Instagram.

Rita përndryshe ndodhet ende e bllokuar në Bullgari, për shkak se shteti bullgar anuloi fluturime drejt Mbretërisë së Bashkuar, pas marrjes së lajmit se një mutacion i ri vdekjeprurës i COVID-19 po përhapet.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ka shkuar në Bullgari për të xhiruar klipin e saj më të ri, i cili pritet të publikohet në janar të vitit 2021.

Përndryshe gjatë këtij viti që po e lëmë pas, Ora ka arritur të publikojë vetëm një këngë gjatë muajit mars, të titulluar “How to be lonely”.

Postime të ngjashme

Hiti i ri nga Maili, rep artist shumë modern

T E

Publikon fotografitë e para pas lindjes, Elita Rudi zbulon portretin e vajzës Bota

S.B.

Rita Ora zëvendësohet në jurinë e “The Masked Dancer”

S.B.

Heidi Klum e lejon vajzën të bëhet modele pasi ajo ia kishte kërkuar me vite këtë

S.B.

Bebe Rexha publikon pamje “të rrezikshme” nga klipi i ri

S.B.

Arbenita Ismajli shkëlqen në fotografitë e radhës teksa pozon me barkun e rrumbullakosur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...