Rivaksinohen 44 për qind e qytetarëve në shtet

Shkup, 5 tetor – Gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 5.246 doza vaksina, prej të cilave 1.253 janë aplikuar si dozë e parë, 3.897 janë rivaksinuar, ndërsa 96 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Duke e përfshirë edhe ditën e djeshme gjithsej janë vaksinuar 791 141 qytetarë, janë rivaksinuar 737 979, ndërsa dozën e tretë e morën 96 persona, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

 

Pesëdhjetë e tre për qind e qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare, siç potencohet, janë rivaksinuar, ndërsa 32 për qind e popullatës prej 18 deri 39 vjet kanë marrë të paktën një dozë vaksinë.

“Përfshirja me vaksinimin me një dozë vaksinë, te popullsia e rritur është 47 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 44 për qind e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e të gjithë popullsisë në vend është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës së tërësishme është vaksinuar me dy doza vaksina”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Related posts

Vendoset edhe një zonë fitnesi në komunën e Çairit

Z H

Zgjedhjet Lokale / Kërçova do ta vulosë fatin politik të Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit

R Zh

Fillon asfaltimi i rrugës së Bojanës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More