Agjencia Zhurnal.mk

Rivali i Netanyahut pajtohet për “bashkim emergjent qeveritar”

Benny Gantz, rivali kryesor i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu është raportuar të jetë pajtuar për t’iu bashkuar një qeverie të përbashkët, duke i dhënë fund bllokadës politike njëvjeçare.

Zgjedhja e tij si kryetar i parlamentit të enjten, duket se ka hapur rrugën për marrëveshje.

Ai do të qëndrojë në këtë pozitë derisa të emërohet ministër i Jashtëm, kanë raportuar mediat izraelite, dhe më 2021 do të marrë pozita më të larta udhëheqëse.

Ish-shefi ushtarak Gantz ka refuzuar që të shërbejë nën drejtimin e Netanyahut, pasi ky i fundit përballet me gjykim.

Ish-lideri izraelit është akuzuar për ryshfet, mashtrime dhe thyerje të besimit në muajin janar.

Partia Likud e Netanyahut ka më së shumti ulëse në zgjedhjet e përgjithshme të këtij muaji – të tretat në më pak se një vit – mirëpo ligjvënësit kanë rekomanduar që Gantzit t’i jepet mandati për të formuar qeverinë.

Rivalëve u është thënë që të lënë anash inatet politike dhe të luftojnë pandeminë me koronavirus, që deri më tani ka infektuar 2,600 persona në Izrael, përderisa ka marrë jetët e tetë personave, transmeton REL.

Të enjten, Partia Blu dhe Bardhë e Gantzit, duket se ka përgatitur miratimin e një projektligji që do t’i parandalonte një të dyshuari të paditur si Netanyahut që të formonte qeverinë e re.

Kryetari i parlamentit, Yuli Edelstein, aleat i Netanyahut, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas një mosmarrëveshjeje me Gjykatën Supreme.

Partia Blu dhe Bardhë ka shqyrtuar idenë e propozimit të Meir Cohen për ta zëvendësuar Edelstenin.

Mirëpo, pas raportimeve se Likud mund t’iu japë fund negociatave për qeverisje të përbashkët nëse Cohen emërohet në këtë pozitë, atëhetë Gantz e ka përfshirë veten në këtë proces.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...