Rivarrosen sot në Rezallë eshtrat e martirëve të gjetura në Kizhevak

Sot do të varrosen eshtrat e martirëve të masakrës së Rezallës të cilat u gjetën në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari me anë të një postimi në Facebook.

Jashari ka njoftuar se varrimi do të bëhet me fillim nga ora 14:00.

“Të dashur qytetarë, familjarë të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, Nesër, me datë, 09.10.2021, duke filluar nga ora 14:00, bashkë me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur do të organizojmë ceremoninë e rivarrimit të martirëve të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë. Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!”, ka shkruar ai.Këto mbetje mortore janë gjetur në varrezën masive në Kizhevak.

Vetëm në fazën e dytë të gërmimeve, të vazhduara më 5 maj, janë gjetur shtatë trupa.

Përkundër fakteve të fshehjeve të krimit, asnjë person ende nuk është i dënuar.

Kosova po kërkon përgjigje për 11 lokacione të tjera, ku dyshohet për trupat e kosovarëve, të cilët janë vrarë, masakruar e zhdukur.

Në territorin e Serbisë, në katër lokacione të tjera janë zbuluar varreza masive me trupat e mbi 940 shqiptarëve të vrarë në Kosovë në vitin 1999. Tash e pesë vjet në Kizhevak të Rashkës janë kërkuar mbetjet mortore të personave që janë vrarë e zhdukur gjatë luftës./21Media

Related posts

“Rambo, komandanti etnik shqiptar”, çfarë shkruante revista prestigjioze amerikane për Ramush Haradinajn, nga lufta në malet e Kosovës te gjyqi në Hagë

D V

Presidenti i Kroacisë: Kosova i është përgjigjur reciprokisht asaj që Serbia ka bërë për 20 vjet

D V

QKMF-ja në Deçan furnizohet me barna për pacientët që po trajtohen për helmim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More