Rivotim në shtatë vendvotime në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore të mërkurën

nga D V

Shkup, 20 maj – Rivotim në shtatë vendvotimet në njësinë e pestë dhe të gjashtë zgjedhore do të mbahet të mërkurën më 22 maj, Vendimi për rivotim është marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pasi Gjykata Administrative i hodhi poshtë si të pabaza të shtatë paditë e koalicionit “Fronti Evropian” kundër vendimeve të KSHZ-së.

Për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Administrative dhe të KSHZ-së, BDI-ja ka akuzuar se po bëhet inxhinieri zgjedhore me qëllim që partisë t’i merren dy mandate të deputetëve.

KSHZ-ja në seancën e 105-të njëzëri e miratoi propozimin për përsëritjen e votimit në Njësinë Zgjedhore (NJZ) 5 në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1194 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën. të Strugës dhe 1272 në Komunën e Ohrit si dhe në NJZ 6 në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More