Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Riz Ahmed krenar që është aktori i parë mysliman i nominuar për Oscar

Ylli i kinematografisë, Riz Ahmed, ka thënë se ndihet krenar për faktin se është i pari mysliman i nominuar për “Oscar” në kategorinë “Aktori më i mirë”.

Aktori 38-vjeçar është nominuar për rolin e protagonistit në filmin “Sound of Metal”, i cili flet për atë se si një krizë shëndetësore mund të të shkëpus nga jeta dhe më të dashurit tuaj, dhe ju detyron të rriteni në mënyrë të papritur. Ahmed e portretizon bateristin Ruben Stone, i cili pas disa vjetëve të interpretimit si pjesë e një rok bendi, dalëngadalë fillon humbë dëgjimin.

“Ajo që ka rëndësi për mua është që sa më shumë njerëz të kenë mundësi ta gjejnë veten në këtë moment, historinë që e trajton filmi, por edhe në performancën time. Shumë njerëz janë lidhur me filmin për shkak të faktit se unë jam myslimani i parë i nominuar në kategorinë kryesore për aktrim. Kjo është vërtetë një gjë e bukur dhe e mbështes plotësisht. Nëse disa njerëz tjerë do të gëzohen për faktin se ky projekt fokusohet në përfaqësimin e personave shurdhmemec, temë kjo që mungon dukshëm në kinematografi, atëherë edhe kjo do të jetë një gjë shumë e bukur dhe pozitive për filmin”, ka deklaruar aktori.

Riz Ahmed beson se njohja e tij historike e bërë nga Akademia është rezultat i shoqërisë që është duke ecur përpara, pasi ceremonia e sivjetme “Oscar” përmban grupin më të larmishëm të të nominuarve deri më tani.

Ai po ashtu është shprehur i nderuar që është nominuar nga kolegët e tij, krahas performancave tjera inspiruese në këtë kategori, si dhe është falënderues për gjithë mbështetjen dhe inkurajimin që ia kanë bërë njerëzit por edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave.

Tutje, Ahmed deklaroi se në një vit sfidues për shumë njerëz, shpreson që ky tregim të na inspirojë të krijojmë lidhje të reja dhe të thella me veten dhe të tjerët.

Postime të ngjashme

Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës

S.B.

Kida me imazhe të tjera tërheqëse nga pushimet në Dubai

S.B.

Beyonce dhe Jay-Z në një udhëtim romantik në Las Vegas për përvjetorin e 13-të të martesës

S.B.

Besnik Krapi me dedikim emocional për Jonidën në ditëlindjen e 35-të

S.B.

Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip

S.B.

Shkenda Dubova dhe Riki sjellin projektin e ri “Si dikur”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...