Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Rizaov për Zhurnal: Në këto momente mungon mençuria edhe te pala maqedonase edhe te ajo bullgare

Zhurnal Ads

Shkup, 21 shtator, zhurnal.mk – Bullgaria po kërkon mbështetje nga Bashkimi Evropian, që në kuadër të kornizës negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, të futet edhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë, që dy shtetet e nënshkruan në vitin 2017.

“Marrëveshja bilaterale mes Shkupit dhe Sofjes për fqinjësi të mirë duhet të jetë pjesë e kornizës negocuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, thuhet në arsyetimin e e një memorandumi të hartuar nga Bullgaria.

Në këtë dokument prej gjashtë faqesh, Bullgaria kërkon mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së që “Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të përfshihet në kapitullin 35 të kornizës negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”.

Në memorandumin e Bullgarisë theksohet se “gjuha maqedonase nuk ka ekzistuar deri në 2 gusht të vitit 1944 dhe se formimi i kombit maqedonas është projekt i Beogradit gjatë periudhës mes dy luftërave botërore”.

Opinionisti, Eroll Rizaov për Zhurnal thotë se ka interpretime të ndryshme pse Bullgaria po e bënë këtë pikërisht në këtë kohë. Sipas tij njëra nga këto intepretime është për shkak të zgjedhjeve që do të pasojnë në Bullgari.

“Tani ka intepretime të ndryshme, nëse Bullgaria e bënë këtë për shkak të zgjedhjeve të tyre, mund të ketë edhe ndonjë element nga kjo, por megjithatë mendoj se kjo është çështje shumë e vjetër dhe më herët ka tendenca të tilla rreth mardhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Megjithatë paralajmërimet që vijnë nga Gjermania dhe BE lidhur me memorandumin e tyre janë sinjal i mirë se janë ato janë çështje bilaterale të cilët duhet ti zgjidhin dy vendet dhe nuk duhet të pengojnë fillimin e negociatave, ka deklaruar Rizaov duke shtuar se ne edhe më tej do të kemi probleme me Bullgarinë edhe në atë pjesë bilaterale nëse mbetet.

“Kështu që mendoj se në këtë moment mungon mençuria edhe në Bullgari edhe në Maqedoni. Domethënë mençuria ku bazohet? Bazohet në atë se të mos i rrisim tensionet deri në atë nivel të jesh apo të mos jesh, sepse zgjidhjet që do ti binë komisionet e ndryshme nuk janë përfundim i historisë. Domethënë ne duhet ti shohim dhe ti realizojmë interesat dhe qëllimet tona si shtet dhe përfundimisht të fillojnë ato negociata në ato kapituj ku janë të përfshira gjitha ato interesa për neve brenda në shtet që duhet të bëhen”, ka deklaruar për Zhurnal, Eroll Rizavo, opinionist.

Ndryshe, Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, u nënshkrua më 2 gusht të vitit 2017. Kjo marrëveshje ka për synim zgjidhjen e kontesteve mes dy vendeve fqinje, që kanë të bëjnë kontestimin e gjuhës maqedonase nga ana e Bullgarisë si dhe kontesteve rreth ngjarjeve historike deri në vitin 1944, përkatësisht prejardhjen e heroit të dy vendeve, Goce Dellçev, rolin e VMRO-së (organizata e brendshme revolucionare maqedonase) dhe Kuvendin e Ilindenit, që kishte shpallur pavarësinë e shtetit të parë maqedonas, më 2 gusht të vitit 1903.

Postime të ngjashme

ITSHKSH, me strategji për edukimin mbi Holokaustin

admin

Mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena e duarve janë thelbësore për mbrojtje nga virusi korona

T E

Shekerinska: Bullgaria duhet të na ndihmojë dhe jo të na pengojë në rrugën drejt BE-së

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...