Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

RMV dhe Shqipëria me marrëveshje për menaxhim të përbashkët të peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës

Zhurnal Ads

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – Ministri i Bujqësisë në Maqedoni Arjanit Hoxha, informon se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për menaxhim të përbashkët të peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai informon se me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Bledi Çuni, ka diskutuar edhe për avancim të përpjekjeve për anëtarësim në BE.

“Sot u nënshkrua Marrëveshja për menaxhimin e përbashkët të qëndrueshëm të peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës dhe avancimit të mëtejshëm të përpjekjeve tona për integrim në BE! Së bashku me Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Bledi Çuçi, nënshkruam këtë Marrëveshje, e cila është një rëndësie të madhe. Siç dihet tashmë, Liqenet e Ohrit dhe Prespës janë një nga liqenet më të pasura me faunën e peshkut, kështu që imponon shumë sfida për autoritet. Qëllimi ynë është të krijojmë strukturë institucionale të harmonizuar dhe qasje bashkëpunuese për këto liqene”, shkruan Hoxha.

Ai më tej thotë se kjo marrëveshje siguron bazën për krijimin e një organi të ri dypalësh – Komiteti i Përbashkët i Peshkimit të Liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës.

Zhurnal Ads

Sot u nënshkrua Marrëveshja për menaxhimin e përbashkët të qëndrueshëm të peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Prespës dhe…

Posted by Arjanit Hoxha on Wednesday, December 2, 2020
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

319 gjoba për mosmbajtjen e maskës

T E

Takohen Zemaj dhe Filipçe, shqyrtojnë hapjen e kufijve pa kushte

E.E.

Gjendja me epideminë: 2238 raste aktive, prej tyre 754 në Shkup

Z H

Ushqim falas për 200 familje me rrezik social në Shuto Orizare

Z H

Ndryshimet e Ligjit për mbrojtje nga sëmundjet infektive para Komisionit të shëndetësisë

admin

VMRO-DPMNE sot proteston për të mbrojtur Goce Dellçevin dhe për të mbështetur anëtarësimin në BE

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...