RMV dhe Shqipëria përfshihen në projektin francez për mbrojtjen e bërthamave të vjetra urbane

Shkup, 19 korrik – Tetë qytete nga vendi jonë janë pjesë e projektit “Njohja, mbrojtja dhe vlerësimi i bërthamave të vjetra urbane në Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërisë”, të organizuar nga Shoqata “Vende dhe qytete me vlera të jashtëzakonshme në Francë”, që në vitin 2020 ishte një nga fituesit e konkursit “Projekt i gatshëm/Çelsin në dorë” të Ministrisë për Evropë dhe Punët e Jashtme të Francës.

 

Siç është kumtuar nga Ministria e Kulturës, 16 qytete nga tre vendet ishin të përfshirë në këtë projekt, dhe përveç Ministrisë sonë, Ministria e Kulturës e Shqipërisë është një partner, si dhe Shoqata “SHNJVL”(Shoqata e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale), Shoqata e Arkitektëve të Maqedonisë dhe profesionistë dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe urbanizmit nga vendet pjesëmarrëse.

“Po flasim për tetë qytete në Republikën e Maqedonisë të Veriut, përkatësisht: Manastir, Ohër, Shtip, Veles, Berovë, Kumanovë, Kratovë, Kavadar. Gjashtë qytete janë përzgjedhur nga Franca: Reims, Kalais, Perige, Elbef, La Reol, Bollie-le-Loch, ndërsa nga Shqipëria: Berati dhe Elbasani. Profesionistët francezë, maqedonas dhe shqiptarë, me një qasje studimore, patën mundësinë të njihen me qytetet dhe trashëgiminë e tyre kulturore arkitektonike përmes video konferencës, me rregulloret ligjore që mundësojnë studimin dhe shkëmbimin e përvojave, në interes të tre palët”, thuhet në kumtesë.

Me këtë projekt parashikohen rezultate konkrete, pra produkte të gatshme, si më poshtë: inventarizimi i pjesëve të trashëgimisë kulturore arkitektonike në bërthamat e vjetra urbane; zhvillimi i sinjalistikës (tabela e informacionit) që do të mundësojë përmes tekstit, fotografive dhe vizatimeve në shumë gjuhë, në elemente të dizajnuara posaçërisht të pajisjeve urbane, për të shfaqur trashëgiminë kulturore me përfshirjen e trashëgimisë natyrore, peizazhin urban; ndërmjetësimi me një përzgjedhje të mjeteve dhe aktiviteteve që do të ndihmojnë ndjeshëm popullatën në zgjerimin e njohurive rreth vlerave dhe bukurive të qytetit të tyre dhe hapjen ndaj botës, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Related posts

Nevzat Bejta për rastin tragjik: Mbrëmja e së mërkurës po na bëhet e zymtë

Redaksia

Në ditën e parë janë regjistruar mbi 94 mijë persona

N E

Zaev: Qytetarëve u ofrojmë gamë të gjerë të kandidatëve që të zgjedhin më të mirin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com