Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

RMV më të varfrit në Evropë – Si ta rikthejmë zhvillimin ekonomik!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 26 dhjetor – Maqedonia e Veriut renditet ndër vendet më të varfra në Evropë. Pandemia e ka dëmtuar edhe më shumë ekonominë. Politikanët duhet të ndërmarrin masa adekuate që të zhvillojnë ekonominë. Kjo bëhet duke e lënë anash nacionalizimin, duke zgjidhur problemet me fqinjët, duke hapur rrugën për eurointegrime, duke e pastruar korrupsionin dhe duke  krijuar kushte për investime nga kompanitë. Ky mandat i dytë i qeverisë duhet të jetë i fokusuar kryesisht në ekonomi dhe krijimin e jetës më të mirë për qytetarët.

Maqedonia e Veriut vendi i tretë më i varfër në Evropë

Sipas të dhënave të “Eurostat”, Maqedonia e Veriut është vendi i tretë më i varfër në Evropë. Vetëm Shqipëria është më e varfër se ne, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është vendi më i varfër në Evropë me BPV që ka rreth 31% të mesatares së BE-së.

Kjo do të thotë që këtyre vendeve do t’u duhen dekada për të arritur standardet ekonomike të pjesës tjetër të BE-së, ndërsa kanë potencial të dobët ekonomik.

Vendet me BPV-në më të lartë në Evropë janë Luksemburgu dhe Irlanda, të dyja me 93% mbi mesataren e BE-së. Vendet tjera kryesuese janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka dhe Hollanda.

Për sa i përket vendeve anëtare të BE-së, Bullgaria renditet më keq me 47% të mesatares së BE-së.

Sipas Eurostat, vendet e Ballkanit Perëndimor renditen dobët, me Bosnjën dhe Hercegovinën që tejkalojnë ngushtë Shqipërinë, ndërsa Maqedonia ka BPV-në e tretë më të ulët. Serbia, përkundër nivelit më të lartë të investimeve të huaja, është në vendin e katërt nga vendet më të varfra në Evropë.

Çdo i pesti banorë në Maqedoni është i varfër

Çdo pesti i banorë në Maqedoni është i varfër. Shkalla e njerëzve të varfër në vitin 2019 ishte 21.9 përqind, informojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Familjet me 4 anëtarë janë të varfër. Familjet ku jetojnë dy të rritur dhe dy fëmijë janë 19.5 përqind, domethënë çdo e katërta familje nga kjo kategori është e varfër.

Shkalla më e lartë e varfërisë është në familjet me tre ose më shumë fëmijë, në këtë kategori janë 45.3 përqind ose pothuajse gjysma e familjeve të mëdha janë të varfër. Prindërit e vetëm me fëmijë gjithashtu kanë një nivel kritik të varfërisë, ku 42.8 përqind janë të varfër.

Shkalla më e ulët e varfërisë është në kategorinë e familjeve beqare (një anëtar i rritur i moshës mbi 65 vjeç) dhe është 3.2 përqind, dhe shkalla e varfërisë është nën 10 përqind për beqarët.

Shkalla e varfërisë te të punësuarit është 8.8, ndërsa shkalla e varfërisë te pensionistët është 7.8 përqind. Sipas të dhënave, në vitin 2018 shkalla e personave të varfër në Maqedoni është 21.9 përqind.

Të rikuperohet koha e humbur

Që ekonomia e të kthehet në nivelet e zhvillimit që e ka pasur para fillimit të pandemisë me COVID-19, do të duhen 3-4 vite. Si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, janë bërë harxhime të mëdha, ndërsa rënia mund të jetë deri në 4 për qind në vitin 2020.

Për të pasur zhvillim në vitin 2021 nuk duhet të lejohet që të ketë më mbyllje totale sepse kjo më së shumti e dëmtoi zhvillimin ekonomik.

Rikthimi i ekonomisë, ashtu si para pandemisë, do të marë dy deri në tre vite, sepse vendet tjera kanë marr hapa konkret për ekonominë dhe kanë pasur më shumë para për të mbështetur vendet e tyre.

Bizneset gjatë muajve të pandemisë kanë raportuar humbje të mëdha financiare, e sidomos ato në sektorin e shërbimeve, hotelierisë, turizmit etj.

Humbjet më të mëdha ishin në muajit mars dhe prill, ku shumica e aktiviteteve ekonomike ishin komplet të mbyllura. Kurse, nga momenti kur u lejua lëvizja dhe veprimtaritë e bizneseve, por me masa kufizimi dhe duke respektuar masat mbrojtëse, si distancën fizike dhe mbajtjen e maskave, humbjet ishin më të ulëta.

Rimëkëmbja ekonomike do të varet shumë nga masat që do të merren për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në atë se deri kur do të zgjasë pandemia.  Nëse merren masa adekuate dhe nëse realisht ka mundësi që kjo pandemi ta ketë fundin, pritet që viti 2021 të jetë vit i rikuperimit. Në çfarë niveli do të jetë rikuperimi, varet edhe nga dinamika e zhvillimeve në vend e rajon.

Ekonomia e Kinës po rikuperohet më së shpejti

Banka Botërore thotë se Kina do të duhet të kalojë disa pasiguri afatshkurtra. Rritja e prodhimit të brendshëm bruto (BPV) të vendit do të përshpejtohet në 7.9 për qind vitin e ardhshëm nga dy për qind në 2020. Rritja e BPV parashikohet të kthehet në nivelet para-pandemike deri në vitin 2021. Ky është rezultat i përmirësimit të besimit të konsumatorit dhe biznesit dhe kushteve më të mira të tregut të punës.  Kina mund të përdorë hapësirën e saj fiskale për të mbrojtur rreziqet negative të rritjes dhe për të siguruar një rotacion të qetë të kërkesës publike ndaj asaj private. Por miliona njerëz në të gjithë botën do të jetojnë në varfëri ekstreme për shkak të pandemisë.

Si të rikthejmë zhvillimin ekonomik në vend!

Një moment kritik për ekonominë e Maqedonisë së Veriut do të jetë kur ndihma shtetërore fillon të ndalet. Nuk mund të thuhet se Maqedonia e Veriut kishte marrë masat më të mira të mundshme,  dhe se situata nuk është e shkëlqyeshme. Ne kemi avantazhin se sa i përket borxhit publik jemi në një situatë më të favorshme sesa vendet e tjera në Ballkan.  Për zhvillim të mirëfilltë ekonomik është e nevojshme sundimi i ligjit dhe regjistrimi i popullatës dhe pronave.

Kriza nuk do të përfundojë shpejt, as nuk dihet se sa do të zgjasë, dhe askush nuk mund të parashikojë tani për tani. E gjithë kjo shteron burimet dhe rezervat e botës, e bën të vështirë lëvizjen, dhe kjo është baza për biznesin. Nëse biznesi vuan, do të vuajë edhe standardi i popullsisë, zhvillimi dhe investimet. Ka parashikime që disa nga vendet që kanë një themel më të fortë, në fillim të tremujorit të dytë të vitit 2021 do të fillojnë me kufizime të ndihmës shtetërore dhe më pas ato kompani që do të mbijetojnë, do të duhet të mbajnë barrën kryesore. Të tilla ka edhe në vendin tonë. Në formën më të mirë, të aftë për t’i bërë ballë të gjitha sfidave dhe për të mbijetuar në çdo kusht janë rreth 300 – 500 të kompanive tona nga gjithsej 90,000 të regjistruara.

Ata që kanë punuar në mënyrë solide për dhjetë vitet e fundit do t’i rezistojnë krizës, madje do të investojnë, krijojnë vende pune, por ka edhe sektorë dhe kompani që do të paguajnë një çmim të lartë.

Nëse nuk ka shtet të së drejtës, nuk ka rritje të biznesit. Përveç reformave në sistemin gjyqësor, zgjidhja e problemit të detyrimeve parafiskale, ndryshimi i Kodit Doganor, futja e një kalendari tatimor do të jetë thelbësore, kështu që do të dihet paraprakisht se çfarë procedure do të ndryshojë ky mjet, i cili mund të shkaktojë pasoja të rënda për kompanitë.

Nevojitet të aprovohet ligji për holdingje, ndryshimet në Ligjin për përmbarim, që aktualisht favorizon shtetin në lidhje me sektorin privat, diplomacia ekonomike që do të vihet në funksion të ekonomisë, rikapitalizimi i Bankave për Rindërtim dhe Zhvillim, por edhe ligji i ri i trashëgimisë që mund të ketë pasoja të rëndësishme në bujqësi.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...