RMV, Qeveria e miratoi propozim ligjin për kanabisin, VMRO-DPMNE paralajmëroi bllokadë

Shkup, 20 korrik – Propozim-ligji për kontrollin e drogave sot është miratuar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Sipas ligjit, do të formohet Agjencia për menaxhim me kanabisin mjekësor që do të bëjë mbikëqyrjen e prodhimit dhe të mbrojë pjesën e investimeve. Kompanitë që do të merren me këtë veprimtari për çdo vit duhet të paguajnë tatim në sasi prej 10% nga fitimi, njofton Portalb.mk.

 

“Agjencia fundja do të mbrojë edhe imazhin e shtetit sepse duam që përmes investimeve të këtilla të fitojmë vende të reja të punës, BPV shtesë edhe atë mjaft serioz, vlerësimet janë 250 milionë euro dhe e treta, jepen paga të mira. Mesatarja aty është 700 euro sepse është veprimtari fitimprurëse”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev.

Për propozim-ligjin reagoi partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE. Sipas deputetit Brane Petrushevski, ligji dedikohet për bizneset e Zaevit.

Ai tha se nëse propozim-ligji kalon në Parlament me yll evropian dhe votohet, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do t’i bllokojë të gjitha ligjet që në të ardhmen do të vijnë në Kuvend.

“Licencat për kanabis që u lëshuan në vitet e kaluara janë licenca për përpunimin e vajit të kanabisit dhe prodhim final për qëllime mjekësore, por jo edhe për eksport në formë të gjethit të thatë të kanabisit, siç parasheh ky ligj. Mes këtyre licencave është edhe ajo e familjes Zaev. Sekret publik janë dyshimet se licencat për përpunimin e vajit nga kanabisi u lëshuan për 300 deri në 500 mijë euro, para për të cilat dyshojmë se kanë përfunduar vetëm në xhepat e familjes Zaev”, tha Brane Petrushevski.

Edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, muaj më parë thanë se nuk do të votojnë ligj të tillë. Nga ky subjekt akuzuan kryeministrin se, “më shumë ishte i interesuar për përfitimet nga legalizimi I kësaj  industrie, që do të kishte Qeveria”, duke mos llogaritur pasojat dhe problemet që mund të shkaktoj ky ligj te qytetarët e vendit.

Qeveria e RMV-së ka formuar dhe grup pune në të cilën janë shqyrtuar zgjidhjet për dekriminalizimin e marihuanës në Maqedoninë e Veriut. Grupi punues i kanabisit në mbledhjen e 26 qershorit në Qeveri solli konkluzën të analizojë politikat në lidhje me statusin e përdorimit të kanabisit, në Portugali, Holandë, Çeki, Spanjë, Kanada, Kolorado (SHBA), Kaliforni (SHBA), Izrael, Kroaci dhe Shqiperi.

Related posts

Husrev: Komuniteti turk nuk do ta njoh regjistrimin nëse numri i turqve do të dal më pak se 7%

Redaksia

Në ditën e parë janë regjistruar mbi 94 mijë persona

N E

Pamje nga gjendja kritike në spitalin e Tetovës, dikush lufton me jetë dikush shëtitet i infektuar

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More