Robert Berisha bën thirrje përmes rrjeteve sociale: Ejani në Shqipëri, lirë a shtrenjtë ky është vendi ynë

nga D V

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, pak ditë bëri një video në rrjete sociale, ndërsa ndodhej për pushime në Shqipëri.

Ai është ankuar për çmimet e larta në jug duke thënë se ka dhënë makinën për shezlone.

Kjo video e muzikantit bëri bujë të madhe në rrjet, ndonëse së fundmi bëri dhe një tjetër reagim.

Foto: Screenshot/Instagram

I njëjti u bëri thirrje të gjithëve që të vijnë për pushime në Shqipëri, e ta lënë Greqinë e Turqinë.

Artisti theksoi se Shqipëria është vendi ynë, përkundër ndryshimeve që janë bërë këtë vit.

Foto: Screenshot/Instagram

“O hajdeni në Shqipëri, e lini Greqinë e Turqinë se ky është vendi ynë”, u shpreh ai.

Tutje, Berisha tha: “Lini shakatë që i bëj unë. Lirë a shtrenjtë ky është vendi ynë”.

Se sivjet çmimet janë më të larta e kanë dëshmuar edhe disa pamje që janë shpërndarë në rrjete sociale, ku shihen vendet e boshatisura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More