Robert Berisha dhe Shkurte Gashi bëhen fqinj, blejnë shtëpi në një lagje luksoze të Prishtinës

Artisti shqiptar, Robert Berisha, ka bërë një njoftim në rrjete sociale por që kësaj radhe nuk ka të bëjë me muzikën.

Ai përmes disa postimeve që ka publikuar në InstaStory bën të ditur se ka blerë një shtëpi të re në një lagje luksoze të Prishtinës.

Por siç duket, ai do të ketë për fqinj artisten Shkurte Gashi së bashku me bashkëshortin e saj, Albert Limanin, të cilët po ashtu kanë zgjedhur të njëjtin vend.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Berisha në postimin e bërë shfaqet përkrah Shkurtes duke thënë se gjithnjë kanë qenë miq të mirë e tani edhe komshinj.

Duket të jenë vila luksoze e moderne që nuk ka dyshim se kanë edhe një çmim marramendës për t’u blerë.

Robert Berisha (Foto: Instagram)

Të dy artistët janë pjesë e estradës që shumë vite e natyrisht se kanë pasur edhe përfitime të mëdha dhe kjo tanimë është dëshmuar.

Të njëjtit këtë kohë kanë bërë paksa një tërheqje nga projektet muzikore, pasi Gashi është përkushtuar më shumë në jetën personale me lindjen e djalit e Berisha në emisionin e tij, “Robi plaket kur don vet”. /Telegrafi/

Kështu duket një shtëpi në lagjen ku edhe kanë investuar Shkurte Gashi dhe Robert Berisha (Foto: Instagram)

Related posts

“Vdes për fytyrën time sepse i kam ngjarë…” Rozana Radi ka një përgjigje për “kujdestarët” e Instagramit

D V

Kate Middleton dhe Princi William po kalojnë kohën më të mirë në Wimbledon

D V

“Si thikë në zemër ky mesazh”, personazhet shqiptare reagojnë për rastin e Meritës që shteti austriak ia ndaloi bashkimin me vajzën e sëmurë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More