Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Robert Berisha flet për thashethemet rreth tij, për kohën që kalon me vajzën dhe raportin me Tunën

Robert Berisha, i ftuar në ‘E Diell”, ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale.

Këngëtari vazhdimisht është përfolur për romancë me modele dhe vajza të njohura të shoubizit. Por vetë ai, i pyetur në rubrikën “Nostalgji muzikore”, tha se nuk ka më dashuri për të tjerat.

“Për kohën që kam qenë i dashuruar kam dhënë shumë dashuri dhe jam harxhuar. Me u dashuru s’po di, në moshën time me u dashuru kur ke fëmijë. Aq shumë dashuri i kam dhënë sa nuk ka më dashni, jam harxhu”, thotë këngëtari me humor.

Pas kësaj përgjigje, Ervin Kurti e pyet se për kë e bën palestrën, meqë nuk ka kohë për dashuri. “Për qejfin e shpirtit tim, të shoh muskujt kur bëjnë dush”, përgjigjet Roberti.

I pyetur për marrëdhënien që ka me vajzën dhe si e kalon kohën me të, këngëtari përgjigjet, “Në kohën e lirë ka qejf të bëjë xhiro me mua dhe thotë babi dua të bëj DJ”.

Roberti thotë se Rene preferon të tërë albumin e ri të Tunës. Madje, pranon se dhe ai vetë i dëgjon ato këngë.

“Muzikën e mirë e dëgjoj dhe e kam thënë që ai album ka qenë shumë i mirë. Rene dëgjon dhe këngë të huaja dhe këngën e Elvana Gjatës, të festivalit”. /TCH/

Postime të ngjashme

Bearti ‘diss’ Teas: Unë nuk kam nevojë për ‘photoshop’, ndihem rehat me veten

Dafina Vidishiqi

Luana Vjollca me stil të ri flokësh për kopertinën e revistës prestigjioze “Style Cruze”

Dafina Vidishiqi

Morena sjell pamje të trupit e shtrirë afër pishinës

Dafina Vidishiqi

Zaimina Vasjari ndan imazhe provokuese në bikini

Dafina Vidishiqi

“Only You” nga Dhurata Dora dhe Maitre Gims grumbullon 20 milionë klikime në Youtube

Dafina Vidishiqi

Nicole Scherzinger duket e pabesueshme me bikini ngjyrë krem në shkretëtirën Meksikane

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...