Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Robert De Niro dhe John Boyega pjesë e filmit “The Formula”

Aktori veteran i hollywoodit, Robert De Niro dhe aktori i ri britanik, John Boyega, do të luajnë në filmin e ardhshëm “The Formula”.

Dyshja e kinematografisë i është bashkuar kastës së aktorëve të filmit të ri të Netflixit, regjinë e së cilit do ta bëjë Gerard McMurray.

Filmi e rrëfen historinë e ngasësit të talentuar të garave “Formula 1”, i portretizuar nga Boyega, i cili detyrohet të shndërrohet në shofer të disa kriminelëve, në mënyrë që ta shpëtojë familjen e tij.

McMurray është duke e shkruar skenarin, do ta bëjë regjinë e filmit si dhe do të shërbejë si producent i tij, përmes kompanisë së re filmike të cilën e ka themeluar së fundmi, “Buppie Productions”.

De Niro, Jane Rosenthal dhe Berry Welsh po ashtu shërbejnë në rolin e producentëve të këtij projekti.

Puna rreth realizimit të filmit “The Formula” nuk pritet të fillojë deri sa, Boyega dhe De Niro, të mos i përfundojnë projektet në të cilat janë duke punuar aktualisht.

John Boyega së shpejti vjen në ekran të madh me komedinë fantastiko-shkencore, “They Cloned Tyrone”, derisa Robert De Niro është angazhuar me rol në filmin e ri të David O. Russellit, ku do të luajnë krahas aktorëve Christian Bale dhe Margot Robbie.

Postime të ngjashme

Mixha Bibë kërcënon këngëtarin me armë në mes të emisionit (Video)

T E

Meti tashmë si menaxher, sjell fuqishëm në skenë Adolin

T E

Një tjetër arritje për Dua Lipën, albumi “Future Nostalgia” certifikohet si ‘platinum’ në Mbretërinë e Bashkuar

S.B.

E pyetur nëse ndonjëherë ka vuajtur nga ankthi, Aurela Gaçe: Sigurisht, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike e monetare

S.B.

Anxhela Peristeri prezanton një pjesë të klipit të këngës përfaqësuese në “Eurovision 2021”

S.B.

Taylor Swift anulon sërish shfaqjet e mbetura të turneut “Lover Fest” për shkak të pandemisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...