Robert De Niro i bën dedikim regjisorit Francis Ford Coppola: Ti ma ndryshove karrierën

nga D. V.

Robert De Niro i bëri një dedikim të veçantë regjisorit Francis Ford Coppola dhe e falënderoi që e refuzoi për pjesën e parë të “The Godfather”.

Edhe pse De Niro fitoi çmimin e tij të parë Oscar dy vjet më vonë për rolin e tij si Vito Colone në “The Godfather 2”, audicioni i tij për pjesën e parë nuk pati sukses.

De Niro konkurroi për rolin e Sonny Corleone, i cili përfundimisht i shkoi James Caan.

Siç tregojnë pamjet e audicionit, De Niro e mahniti Coppola-n, por kjo nuk mjaftoi për t’i siguruar atij një rol në atë që shumë e konsiderojnë filmin më të madh të të gjitha kohërave.

Në një ceremoni të mbajtur në Teatrin Dolby në Los Angeles, De Niro kujtoi atë moment kur Coppola pranoi ‘Çmimin për Arritje Gjatë Jetës’ nga Instituti Amerikan i Filmit.

“Francis, faleminderit që nuk më pranuat për rolin në “The Godfather”. Do të thoshte se isha i lirë për “The Godfather 2″. Ti më ndryshove karrierën, ti më ndryshove jetën. Jemi të gjithë këtu për shkakun tënd”, tha ai.

De Niro iu bashkua në skenë Al Pacinos, i cili luajti rolin kryesor të Michael Corleones. Pacino e filloi fjalimin e tij duke thënë: “Gjërat që të bëjnë të pushohesh nga puna kur je i ri janë të njëjtat gjëra që të sjellin një çmim për arritje jetësore vite më vonë. Askush prej nesh nuk u pushua nga puna në një film, por disa prej nesh ishin shumë afër, unë isha më i afërti. Francis luftoi vazhdimisht për ne, për filmin e tij dhe për vizionin e tij, por kjo mund t’i kishte kushtuar karrierën e tij”.

Pacino e falënderoi Coppola-n që besoi tek ai dhe që i dha mundësinë të ishte pjesë e “The Godfather”.

Filmi “Godfather”, i publikuar në vitin 1972, arriti sukses të madh dhe për një periudhë ishte filmi me fitimet më të larta në histori.

Trilogjia fitoi tre çmime Oscar nga një total prej 11 nominimesh, përfshirë atë për ‘Filmin më të Mirë’ dhe ‘Aktori më i Mirë’.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More