Roberto Carlos i jep një ide Vinit si të injorojë racistët në Spanjë

nga D V

Vinicius Junior është një nga futbollistët më të urryer në Spanjë, pasi ai shpesh herë fillon debatet me tifozët.

Tifozët në stadiume të ndryshme të Spanjës shumë herë kanë bërë thirrje raciste në drejtim të brazilianit i cili gjithmonë iu ka kthyer duke u marrë me ta.

Legjenda braziliane e Real Madridit, Roberto Carlos ka thënë se ka pasur të njëjta probleme sa ka luajtur në Spanjë, derisa e ka këshilluar Vini Jr se si t’i injorojë racistët.

“Unë nuk mendoj se Spanja është një vend racist”, ka thënë Roberto Carlos.

“Unë e njoh Vinin, kam dashurinë më të madhe për të… Spanja e di se me lojtarë si Vinicius, futbolli rritet shumë. Duhet ta trajtoni siç duhet, ai vuan shumë në fushë dhe jashtë saj”.

Më herët, Vinicius Junior bëri thirrje që Spanjës t’i hiqet e drejta për të pritur Kupën e Botës 2030 , duke e quajtur vendin ‘racist’.

Braziliani ka vuajtur shpesh nga abuzimet racore në stadiumet e La Ligës në sezonet e kaluara. Edhe pse problemi mbetet aktual, numri i rasteve të tilla në dukje ka rënë pasi disa persona janë dërguar në burg për veprimet e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More