Robertson bën thirrje për vëmendje të veprimeve të Rusisë – Destabilizimi e shkatërrimi, instrumente të tyre

nga D V

Ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson, përtej aspektit të bashkëpunimit ndërshtetëror e ekonomik, ka bërë thirrje për vëmendje të veprime të Rusisë në raport me Ballkanin Perëndimor, raporton Ekonomia Online.

Në samitin “The Western Balkans 2024”, Robertson ka thënë se instrumente të Rusisë janë edhe organizimi i bandave kriminale.

“Samiti i Washingtonit duhet gjithashtu të përballet me faktin se derisa tensioni po fokusohet në atë çfarë po bën Rusia në Ukrainë, gjithashtu duhet të shoh se çfarë po bëjë Rusia në Ballkanin Perëndimor. Keqinformimi, destabilizimi, shkatërrimi të gjitha këto janë instrumente të Rusisë”, ka thënë Robertson.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare ishte një bazë shumë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe se prosperiteti ekonomik i këtij vendi dhe i të tjerëve mund të ndërtohet”, ka thënë ai, duke marrë shembull rastin e Kosovës.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More