Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Robotët që luftojnë koronavirusin në aeroporte, zyra dhe spitale

Zhurnal Ads

Dizinfektimi i hapësirave publike është proces i domosdoshëm për rikthim të sigurt drejt normalitetit. Siç raporton korrespondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble, një grup robotësh që përdorin rreze ultra-vjollcë po dizinfektojnë hapësirat dhe ajrin.

Kur të gjithë punonjësit largohen, ky robot fillon punën për pastrimin e dhomave të spitalit. Roboti dizinekfton përmes rrezeve ultra-vjollcë të quajtura UV-C.

Rrezet UV-C në veçanti vrasin bakteriet, mykun dhe viruset. Robotët e bëjnë këtë në sipërfaqe ose në ajër”, thotë Anhy Molnar, nga kompania që krijoi robotët UVD.

Roboti u krijua për përdorim në spitale, për të ulur infeksionet, që është një problem për të gjitha sistemiet shëndetësore në botë, dhe është shumë efektive”, vazhdon ai.

Roboti programohet se ku duhet të shkojë së pari dhe sa të qëndrojë. Pas kësaj ai vepron në mënyrë të pavarur.

Pas shpërthimit të COVID-19 u rrit interesimi për teknologjinë nga sektorë të ndryshëm”, thotë zoti Molnar.

Robotët UVD po përdoren në hotele, zyra dhe aeroporte rreth botës.

Për çështje sigurie, njerëzit duhet të largohen ose të veshin pajisje mbrojtëse ndaj rrezeve.

Të gjitha format e rrezeve ultra-vjollcë dihet se janë të dëmshme për lëkurën dhe sytë. Prandaj është e rëndësishme që njerëzit të largohen para se të ndizen llampat”, thekson zoti Molnar.

Sensorë të ndjeshëm ndaj dritës mund të përdoren për të vlerësuar efikasitetin e robotit.

Ne e dime saktësisht për çdo baktere ose virus se çfarë niveli energjie kërkohet për ta çaktiviauar atë. Mund të shohim mbarëvajtjen e dizinfektimit, duke ofruar siguri dhe besimin se niveli i dizinfektimit është i mjaftueshëm për të pasur sukses”, thotë Andy Molnar, nënpresident i Zhvillimit Biznesor, kompania që krijoi robotët UVD.

Pastrimi manual i sipërfaqeve që përdoren më shumë ende rekomandohet nga ekspertët, por robotët po shtojnë një tjetër linjë mbrojtëse në luftën kundër mikrobeve vdekjeprurëse.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Putin kërkon nisjen e vaksinimit masiv kundër koronavirusit në Rusi

S.B.

Australia përjashton dhjetë ushtarë, dyshohen se vranë civilë në Afganistan

S.B.

Afganistan, reshjet e mëdha të borës marrin jetën e 4 fëmijëve

S.B.

Merkel: Situata pandemike në Gjermani është akoma shumë serioze, pavarësisht rënies së infeksioneve

S.B.

Britania e Madhe ofron mbi 5 miliardë euro për bizneset e goditura nga kufizimi i ri i pandemisë COVID-19

S.B.

Jep dorëheqje kryediplomati i Armenisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...