Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Roboti “gjarpër” në shërbim të industrisë së naftës

Industria e naftës dhe gazit në det ka një infrastrukturë të madhe dhe të kushtueshme për t’u mirëmbajtur. Pajisje të ndryshme dhe mijëra kilometra tubacione duhet të instalohen, inspektohen dhe riparohen.

Teknologjia po i vjen në ndihmë këtij sektori. Dronë dhe robotë nënujorë po zhvillohen për ta bërë këtë punë më të sigurt, me më pak shpenzime dhe më pak ndotëse.

Së fundmi, është krijuar roboti i quajtur “Eelume”, i cili është i gjatë 6 metra, i ngjashëm me një gjarpër, i pajisur me censorë dhe me një aparat fotografik në secilin skaj. Ky robot mund të qëndrojë në një stacion ankorimi në një thellësi deri në 500 metra për 6 muaj, pa pasur nevojën për të dalë në sipërfaqe. Roboti mund të udhëtojë deri në 20 kilometra me një mbushje të vetme.

Prej kohësh, puna në thellësi të detit në tubacione është kryer nga robotët, por ka qenë shumë e kushtueshme, deri në 100 mijë dollarë në një ditë, sipas Pal Liljeback, një zyrtar i kompanisë që zhvilloi “Eelume”, selia e së cilës ndodhet në Trondheim të Norvegji. \ a2news

Postime të ngjashme

Ariana Grande po vjen me një seri koncertesh në Fortnite

D V

“Rrjedhin” fotografitë e orës së re të Samsungut – Galaxy Watch 4 Classic

D V

Së shpejti në treg Samsung Galaxy i ri – bëhet fjalë për AO3

D V

Xiaomi me version të ri të telefonit 9C Redmi, nga 32 dhe 64 GB sa i kishte më parë – tani do të jetë i disponueshëm me 128

D V

Nëse jeni në këtë grup, Google ka një porosi – ose telefoni juaj do të jetë i padobishëm

D V

Arrin një videolojë e re – personazhi kryesor është një mace e braktisur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...