Roboti humanoid realizon portretin e “Babait të Inteligjencës Artificiale”

nga D V

Një pikturë nga një robot me Al e shkencëtarit të shquar Alan Turing, është shitur për një rekord prej 1.2 milion eurosh në ankand.

Ankandi Sotherby’s tha se kishte 27 oferta për shitjen e artit dixhital, i cili fillimisht ishte vlerësuar të shitej nga 110 mijë deri në 160 mijë euro.

Shtëpia e ankandeve tha se shitja historike “prezanton një kufi të ri në tregun global të artit, për një vepër arti nga një robot humanoid”.

Ajo shtoi se puna e Ai-Da Robot është “e para që është shitur nga një robot”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se vepra është një portret origjinal në shkallë të gjerë i Turing, i cili studioi në King’s College, Kembrixh.

Shkencëtari luajti një rol vendimtar në fitoren e aleatëve ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, duke ndihmuar në thyerjen e kodeve dhe deshifrimin e makinës famëkeqe Enigma në Bletchley Park.

Sotherby’s tha se vepra u ble nga një person i pazbuluar për një çmim “shumë më të lartë se çmimi i vlerësuar i veprës së artit”.

Ndryshe, Ai-Da Robot tha: “Vlera kryesore e punës sime është kapaciteti i saj për të shërbyer si një katalizator për dialogun rreth teknologjive në zhvillim”.

“Alan Turing e njohu këtë potencial dhe na vështron neve, ndërsa ne garojmë drejt kësaj të ardhmeje”, shtoi roboti.

Aidan Meller, drejtor i Ai-Da Robot Studios, tha: “Ky ankand është një moment i rëndësishëm për artet pamore, ku veprat artistike të Ai-Da sjellin fokusin në botën e artit dhe ndryshimet shoqërore, ndërsa ne përballemi me rritjen e AI”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More