Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Rojet bregdetare shpëtojnë dhjetëra migrantë në Lesbos të Greqisë

Rojet bregdetare greke shpëtuan sot dhjetëra migrantë në Egje, pasi varka e tyre u përmbyt në brigjet e ishullit të Lesbos, njoftoi transmetuesi shtetëror, “North Aegean”.

Anija u mbyt disa qindra metra larg nga bregu i Lesbos, me 51 persona në bord, shumica e të cilëve ishin fëmijë. Ata ishin nisur në mëngjes nga brigjet turke.

Migrantët u vendosën në një karantinë 14-ditore, sipas protokollit të vendit lidhur me COVID-19. E njëjta procedurë u zbatua për 16 migrantë të tjerë që zbarkuan më herët në bregun jugor të ishullit.

I krahasuar me trafikun e zakonshëm të migracionit nga Turqia në ishujt grekë të Egjeut, deri tani maji ka qenë muaj i qetë, me 173 hyrje të regjistruara.

Qetësimi i gjendjes erdhi pasi Greqia parandaloi migrantët në kufirin tokësor dhe detar me Turqinë në fillim të këtij viti dhe si pasojë e shpërthimit të COVID-19.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!