Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Rolatë me kungullesha, proshutë dhe kaçkavall: Qe se si përgatitet një paragjellë e shijshme e cila duket e mrekullueshme në pjatë!

Përbërësit

– 4 vezë;

– 2 kungullesha;

– 200 g proshutë;

– 150 g kaçkavall të tymosur;

– 50 g parmezan sipas shijes;

– majdanoz apo moraçë;

– vaj; – miell;

– kripë;

– piper.

Përgatitja

Aktivizoni furrën që të jetë e nxehtë kur të filloni përgatitje. Tundni vezët, qitni kripë dhe piper. Shtoni parmezanin e grirë në rende dhe majdanozin apo moraçën.

Kungulleshat grini në rende dhe menjëherë përzieni me vezët. Qitni në tepsi të lyer mirë me vaj në të cilën keni vendosur letër për pjekje të cilën gjithashtu duhet ta lyeni dhe t’i qitni miell.

Piqeni në 180 gradë Celsius rreth 20 deri 25 minuta. Nxirreni nga furra, lëreni të ftohet pak dhe me kujdes ndajeni nga letra.

Në një letër të re vezët e pjekura dhe kungulleshat mbushni me proshutë dhe djathë dhe mbështillni. Piqni në furrë edhe 10 minuta derisa të shkrihet kaçkavalli.

Postime të ngjashme

Pite shtëpie me rozmarinë dhe vaj ulliri – Receta e shijshme

Dafina Vidishiqi

Krem karamel i ftohtë në tavë – Ëmbëlsira e ditës

Dafina Vidishiqi

Salcë kosi me arra – Shoqëuesi perfekt për çdo vakt

Lea Muslija

Krem karamel i ftohtë në tavë – Ëmbëlsira e ditës

Lea Muslija

Makarona të pjekura me djathë feta

Dafina Vidishiqi

Patëllxhan të pjekur me qumësht dhe vezë – Receta tradicionale

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...